Data Entry ne Finance
EUROLAB Internacional Career

Data Entry ne Finance

Tirana, Tirane, Albania
4 shikime
Postuar: 12.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

EUROLAB INTERNACIONAL GRUP një ndër kompanitë pioniere në sektorin e shitjes, distribucionit dhe importit të produkteve ushqimore dhe pijeve në Shqipëri u themelua në vitin 1995.

Në 30 vite jemi zgjeruar në rajon në mënyrë progresive dhe ambicioze, duke e bërë Eurolab një nga partnerët më të besueshëm të markave premium.

Eurolab ka shpallur vakant pozicionin:
**"**
**Data Entry në Financë**
**".**

**Përmbledhje e rolit:**

Data Entry në Financë është përgjegjës për regjistrimin e saktë dhe në kohë të të dhënave financiare në sistemet e kompanisë, duke mbështetur proceset e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

**Detyrat kryesore:**

• Regjistrimi i faturave të blerjes në sistemin financiar Navision;

• Verifikimi i saktësisë së dokumentacionit financiar;

• Organizimi dhe arkivimi i dokumenteve;

• Të raportojë faturat mbi buxhet dhe të marrë miratimet përkatëse përpara regjistrimit;

• Mbështetje për departamentin e financës në përgatitjen e raporteve;

• Koordinim me stafin pergjegjes për plotësimin e informacionit të munguar;

**Kualifikimet dhe aftësitë:**

• Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme

• Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze, niveli B2

• Njohuri shume te mira të proceseve financiare dhe kontabël

• Aftësi shumë të mira në përdorimin e Excel-it dhe sistemeve financiare;

• Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve

• Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës

• Demonstron fleksibilitet dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi shtesë në përputhje me ndryshimet dhe kërkesat e rolit.

**Avantazhet:**

• Preferohet te kete eksperience pune ne pozicione te ngjashme dhe te kete njohuri mbi procesin e fiskalizimit

• Njohuri të programeve financiare (p.sh. Financa 5, Alpha, Navision, etj.)

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/data-entry-ne-finance-at-eurolab-internacional-career-4399004183

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/data-entry-ne-finance-at-eurolab-internacional-career-4399004183
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com