Finance Specialist
EUROLAB Internacional Career

Finance Specialist

Tirana, Tirane, Albania
47 shikime
Postuar: 26.12.2025
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk,**
me 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin: 
**Specialist Finance.**

**Specialisti**
 për shitjet dhe klientët kryen rakordimet mujore të klientëve.

**Detyrat:**

- Kryen rakordimet mujore me klientët sipas proçedurës së miratuar.
- Raportimi, kontrolli i rakordimeve ditore të transportuesve dhe sistemimi i arkave.
- Kontrolli dhe raportimi ditor, raportimi i xhiros ditore si dhe evidentimi i diferencave për të gjitha magazinat dhe filialet.
- Ndjekja dhe rakordimi i kthimeve te artikujve në shoqeri dhe raportimi i tyre në bazëditore.
- Kontrolli i faturave të shitjes saktësinë e tyre, me përmbledhësen e librit të shitjeve sipas kërkesave përkatëse dhe ndjekja e faturave deri në mbylljen e Librit të Shitjes.
- Kontrolli, raportimi Librit të Shitjeve (te gjitha Magazinat, Tirane, POS).
- Hyrjet/Daljet të aparateve dhe frigorifereve nëpër klientë dhe rakordimi i tyre.
- Raporti mujor i kthimeve si dhe penalitetet përkatëse për të gjitha magazinat dhe filialet.
- Raporti përmbledhes i shitjeve.
- Raporti i diferencave te Inventareve te Distributoreve dhe Regjistrimi i faturave të blerjes.
- Kontrolli dhe rakordimi i stokut te distributoreve, sipas Inventareve te kryera nga ata ne fund te cdo muaji, dhe saktesimi i gjendjeve ne sistem.

**Kualifikimet:**

- Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet arsimi ekonomik.
- Përvojë në pozicione te ngjashme rreth 2 vjet, përbën avantazh eksperienca në industrinë FMCG.
- Njohuri të mira të praktikave të import/eksportit.
- Përdorues i mirë i gjuhës italiane dhe angleze, të folur dhe shkruar.
- Njohuri në përdorimin e Paketës Office.
- Aftësi të spikatura komunikimi verbal dhe të shkruar.

**Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara**

- **Punon në mënyrë të pavarur**
 : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar.
- **Mendon për biznesin**
: Përpiqet për punë cilësore.
- **Maksimizon kontributin e tij**
: Ka qëndrim prej fituesi.
- **Ka rezultat**
: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat.
- **Ruan konfidencialitetin**
: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.

**Shënime**

**Mënyra e Aplikimit**

**Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv-në adresën hr@eurolabinternacional.com**

**Në subjekt te e-mailit të vendoset pozicioni i punës per te cilin aplikohet.**

**Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen nga kompania.**

**Shënime**

**Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-eurolab-internacional-career-4350573860

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-specialist-at-eurolab-internacional-career-4350573860
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com