Graphic Designer (Motion)
andale.al

Graphic Designer (Motion)

Tirana, Tirane, Albania
29 shikime
Postuar: 30.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Ne jemi në kërkim të një
**Motion Graphic Designer**
kreativ, të talentuar dhe të përditësuar me trendet më të fundit të dizajnit dhe teknologjisë, për t’iu bashkuar ekipit tonë dinamik. Kandidati ideal ka pasion për animacionin, storytelling vizual dhe teknologjitë e reja, përfshirë
**përdorimin e mjeteve të Inteligjencës Artificiale (AI)**
në proceset kreative.

Motion Graphic Designer do të punojë ngushtësisht me ekipin e marketingut dhe ekipin kreativ për të krijuar përmbajtje vizuale moderne, me impakt të lartë, që përforcon identitetin dhe mesazhin e markës sonë në të gjitha platformat digjitale.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore**

- Fokus kryesor në
**YouTube content**
, përfshirë:
- Krijimin e
**thumbnails tërheqëse dhe me CTR të lartë**
, të përshtatura për audiencën dhe algoritmin e YouTube.
- Dizajnimin e
**grafikave dhe elementeve vizuale brenda videove**
(lower thirds, titles, call-to-actions, overlays, animacione tekstesh dhe ikonash).
- Prodhimi i
**motion graphics dhe animacioneve**
që përmirësojnë storytelling-un dhe qartësinë vizuale të videove.
- Krijimi dhe përshtatja e grafikave për formate të ndryshme digjitale (reels, shorts, social media, prezantime dhe materiale promocionale), me prioritet për video content.
- Përdorimi i
**AI tools**
për ideim vizual, optimizim thumbnails, krijim asset-esh grafike dhe përmirësim të proceseve kreative.
- Përshtatja dhe optimizimi i materialeve vizuale sipas formateve, rezolucioneve dhe kërkesave të platformave të ndryshme.

•Sigurimi që të gjitha materialet vizuale të jenë në përputhje me
**identitetin vizual dhe brand guidelines**
të kompanisë.

- Bashkëpunim i kufizuar, por i qëllimshëm, me ekipin kreativ dhe të marketingut për zhvillimin e ideve vizuale që ndjekin trendet aktuale.
- Ndjekja e vazhdueshme e
**trendeve të YouTube, motion design dhe AI tools**
, për të rritur performancën vizuale dhe angazhimin e audiencës.

**Kualifikimet dhe Kërkesat**

- Përvojë e dëshmuar si
**Motion Graphic Designer / Graphic Designer**
, e shoqëruar me një
**portofol profesional**
që tregon aftësi në animacion dhe dizajn vizual.
- Njohuri shumë të mira në
**Adobe Creative Suite**
(Photoshop, Illustrator, After Effects, Premiere Pro). Njohja e programeve shtesë (p.sh. Blender, Cinema 4D, DaVinci Resolve) përbën avantazh.
- Eksperiencë ose interes i fortë në përdorimin e
**AI tools për dizajn dhe video**
(p.sh. Midjourney, Runway, Firefly, ChatGPT, ose mjete të ngjashme).
- Njohuri të avancuara në
**motion graphics, animacion dhe video editing**
.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të punuar me afate të ngushta.
- Kreativitet i lartë, mendim inovativ dhe aftësi për të sjellë ide të reja dhe zgjidhje vizuale moderne.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip multidisiplinar.

Nëse je një
**Motion Graphic Designer**
i apasionuar pas dizajnit, animacionit dhe teknologjive të reja, të ftojmë të aplikosh duke dërguar CV-në dhe portofolin në
**info@andale.al**
.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-motion-at-andale-al-4356750014

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-motion-at-andale-al-4356750014
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com