Housekeeping Supervisor
Crowne Plaza Durres by IHG

Housekeeping Supervisor

Durrës, Albania
3 shikime
Postuar: 15.02.2026
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

***Kandidatët duhet të kenë të drejtë ligjore pune në Shqipëri. Sponsorizimi i vizës nuk ofrohet për këtë pozicion.***

**Pozicioni: Supervizor/e Housekeeping

Departamenti: Hou

sekeeping

**Raporton tek:**
Menaxherja e Housekeeping

**Vendndodhja:**
Crowne Plaza Durrës

Supervizori/e i/e Housekeeping është përgjegjës/e për mbikëqyrjen dhe koordinimin e operacioneve të përditshme të departamentit të Housekeeping, duke garantuar që dhomat e klientëve dhe ambientet publike të hotelit të përmbushin standardet më të larta të pastërtisë, higjienës dhe prezantimit, në përputhje me standardet e brandit dhe politikat e brendshme të hotelit.

**Përgjegjësitë Kryesore**

• Koordinon dhe ndjek realizimin e detyrave ditore të stafit të Housekeeping, sipas planifikimit të përcaktuar nga Menaxherja e Departamentit

• Mbikëqyr dhe kontrollon cilësinë e pastrimit në dhoma dhe ambiente publike

• Siguron respektimin e standardeve të brandit, procedurave operative dhe politikave të brendshme

• Verifikon gatishmërinë e dhomave për check-in në bashkëpunim me Front Office

• Raporton dhe ndjek problematikat e mirëmbajtjes në bashkëpunim me departamentin përkatës

• Monitoron përdorimin korrekt të pajisjeve, materialeve dhe kimikateve të pastrimit

• Trajnon, orienton dhe mbështet punonjësit e rinj gjatë procesit të integrimit

• Vlerëson performancën e stafit dhe raporton periodikisht tek Menaxherja e Housekeeping

• Mbështet në menaxhimin dhe kontrollin e inventarit të linjave, uniformave dhe materialeve të konsumit

• Siguron respektimin e rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë

**Kualifikimet dhe Kërkesat**

• Minimumi 2 vite eksperiencë në departamentin Housekeeping në hotel

• Minimumi 1 vit eksperiencë në rol supervizues

• Njohuri të mira të standardeve të higjienës dhe procedurave standarte operative

• Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale

• Njohuri të mira të gjuhës angleze

• Fleksibilitet për turnet e punes

• Vendbanimi në Durrës përbën avantazh**

Location: Durrës, Durres, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/housekeeping-supervisor-at-crowne-plaza-durres-by-ihg-4364507598

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/housekeeping-supervisor-at-crowne-plaza-durres-by-ihg-4364507598
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com