Inxhinier/e Përpunues
Klar Sh.P.K

Inxhinier/e Përpunues

Tirana, Tirane, Albania
80 shikime
Postuar: 30.12.2025
Punë/Tenderë

Përshkrimi

***KLAR shpk***
*është në kërkim të një Inxhinier/e Përpunues.*

**Detyrat kryesore:**

- Rishikon dhe përmirëson planet e projekteve strukturore për realizueshmëri dhe saktësi teknike.
- Zbërthen projektin për të nxjerrë listën me materialet e nevojshme.
- Përgatit vizatime të detajuara ndërtimi dhe dokumente përpunimi, në përputhje me standardet dhe rregulloret vendore.
- Bashkëpunon me projektues, arkitektë dhe inxhinierë në terren për të siguruar një proces të qetë nga projektimi deri në zbatim.
- Bashkëpunon me inxhinierët e kantiereve, nxjerr volumet metrike dhe përgatit librezat e masave për punimet e realizuara;
- Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit teknik, përmbledhjeve të metrave (BOQ) dhe materialeve të tjera mbështetëse.
- I siguron kantierit ndryshimet e projektit kur është e nevojshme.
- Monitoron fazat kryesore të projektit dhe ofron mbështetje teknike të saktë dhe në kohë për ekipet në terren.
- Siguron që të gjitha proceset të jenë në përputhje me standardet e sigurisë dhe inxhinierisë.

**Kualifikimet:**

- Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Strukturore.
- Të paktën 3 vite përvojë në përpunimin ose zbatimin e projekteve të ndërtimit.
- Njohuri të avancuara në AutoCAD, Revit dhe/ose programe të tjera të projektimit strukturor.
- Aftësi të mira analitike dhe në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi për të punuar në një mjedis bashkëpunues dhe ndërdisiplinor.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

**Të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet LinkedIn ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: burimenjerezore@klar.al .**

*\*Te gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.\**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-p%C3%ABrpunues-at-klar-sh-p-k-4350796127

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-e-p%C3%ABrpunues-at-klar-sh-p-k-4350796127
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com