Inxhinier Elektrik
Matrix Konstruksion

Inxhinier Elektrik

0 EUR
Tirana, Albania
1 shikime
Postuar: 20.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

Titulli i Pozicionit: Inxhinier elektrik, Profil Energjetikë

I raporton: Menaxherit të Projektit dhe Kryeinxhinierit

Lloji i Punës: Kohë e plotë

Matrix Konstruksion është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Shqipëri, e themeluar në vitin 1995, rreth vizionit për të promovuar zhvillimin urban, infrastrukturor dhe energjetik në Shqipëri. Kompania ka një portofol të gjerë dhe është e specializuar në ndërtime civile dhe real estate, turizëm elitar, infrastrukturë dhe transport, si dhe energji e ripërtëritshme.

www.matrixkonstruksion.com

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

- Mbikëqyr kontraktorët për mbarëvajtjen e projekteve të tensionit të lartë, ku përfshihen nënstacionet, linja dhe pika e lidhjes deri në tensionin 220 kV .
- Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në të gjitha fazat, nga projekt-ideja, zbatimi dhe kolaudimi përfundimtar.
- Planifikon, organizon dhe mbikëqyr punën e inxhinierëve dhe specialistëve elektrikë, në zyra dhe në kantier.
- Angazhohet dhe bën vlerësimin teknik për fazat e projektimit, si dhe oponencën teknike lidhur me projektin.
- Vlerëson dhe rishikon koston e projekteve elektrike.
- Harton raporte të detajuara të projektit, duke përfshirë ecurinë e tij, identifikimin e problemeve dhe planet e zgjidhjes.
- Mban dokumentacionin e plotë inxhinierik, duke përfshirë vizatimet, raportet teknike, specifikimet teknike dhe llogaritjet përkatëse.
- Kryen testime dhe inspektime në pajisjet elektrike për të siguruar funksionimin e duhur dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rekomandon ndryshime të mundshme.
- Identifikon defektet dhe zbaton masa korrigjuese për të zgjidhur problemet elektrike .
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së Sigurimit Teknik në lidhje me instalimet elektrike .
- Kontrollon dhe siguron që stafi zbaton rregulloren e Sigurimit Teknik.

KËRKESAT/ KUALIFIKIMET:

- Të zotërojë diplomë në nivel Bachelor dhe / ose Master Shkencor / Profesional ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR në Inxhinieri Elektrike - Profili Energjetikën .
- Të ketë përvojë pune më shumë se 5 vite në projektimin dhe zbatimin e projekteve energjetike të tensionit të lartë.
- Të zotërojë licencë profesionale individuale
*(përbën avantazh) .*
- Të ketë njohuri shumë të mira të tensionit të lartë dhe përvojë në projektimin e nënstacioneve dhe të linjave deri në 220 kV .
- Të ketë eksperiencë në testimin dhe komisionimin e pajisjeve të tensionit të lartë .
- Njohuri shumë të mira në teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme si energjia diellore, era ose uji .
- Njohuri shumë të mira dhe të zbatojë me rigorozitet standardet IEC, Eurocode (normat e projektimit) .
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, dhe /ose gjuhë të huaja të tjera të Bashkimit Evropian .
- Aftësi shumë të mira menaxhimi, planifikimi dhe organizimi .
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të gjetur zgjidhje .
- Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës .
- Të ruajë konfidencialitetin e informacionit në punë .
- Etikë pune dhe integritet, në respektim të standardeve të Shoqërisë.

Orari i punës:

E Hënë – E Premte: 08:45-17:30

\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

\* Të dhënat e kandidatëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në zbatim të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe 2 referenca në adresën e email-it hr@matrixkonstruksion.com ose në faqen tonë në LinkedIn.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-matrix-konstruksion-4345191076

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/inxhinier-elektrik-at-matrix-konstruksion-4345191076
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com