Kërkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim
T&XH sh.p.k

Kërkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Vlorë, Vlore, Albania
0 shikime
Postuar: 03.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Kërkohet Inxhinier Ndërtimi në Zbatim

Projekti: Vlora Marina

Vendndodhja: Vlorë

Për nevojat e zbatimit të punimeve në projektin Vlora Marina, T&XH sh.p.k kërkon të zgjerojë ekipin me një Inxhinier Ndërtimi në Zbatim, me eksperiencë në ndjekjen dhe menaxhimin e punimeve civile dhe rifiniturave në kantier.

🔹 Përgjegjësitë kryesore

– Ndjekja e përditshme e punimeve në kantier sipas projektit të zbatimit

– Organizimi dhe koordinimi i grupeve të punës, nënkontraktorëve dhe furnitorëve

– Kontrolli i cilësisë së punimeve sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të zbatimit

– Rakordimi i punimeve me projektet strukturore, arkitekturore dhe instalimet

– Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike gjatë zbatimit

– Përgatitja e raporteve ditore dhe javore mbi ecurinë e punimeve

– Verifikimi i volumeve të punimeve të realizuara në terren

– Zbatimi dhe monitorimi i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier

🔹 Kërkesat

– Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi

– Minimumi 3 vite eksperiencë në zbatimin e objekteve civile

– Aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike

– Njohuri në organizimin e punimeve dhe kontrollin e cilësisë në kantier

– Njohuri të programeve AutoCAD dhe MS Office

– Aftësi të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi në terren

– Preferohet banim në Vlorë ose zona përreth

🔹 Ofrohet

– Angazhim në një projekt të rëndësishëm dhe në zhvillim aktiv

– Ambient pune profesional dhe i strukturuar

– Pagesë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe performancës

📩 APLIKO

Dërgo CV në: info@txh-shpk.com

📞 +355 69 833 7777

Punimet vazhdojnë. Ekipi po zgjerohet. 🏗️

Location: Vlorë, Vlore, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohet-inxhinier-nd%C3%ABrtimi-n%C3%AB-zbatim-at-t-xh-sh-p-k-4395663922

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/k%C3%ABrkohet-inxhinier-nd%C3%ABrtimi-n%C3%AB-zbatim-at-t-xh-sh-p-k-4395663922
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com