Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm
Globus Travel

Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm

0 EUR
Tirana, Albania
2 shikime
Postuar: 19.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm

📍 Globus Travel | Tiranë

Globus Travel po zgjerohet dhe kërkon të shtojë në ekip një Konsulent Udhëtimi – Shërbim Klienti në Turizëm, me energji pozitive, komunikim të shkëlqyer dhe pasion për udhëtimet.

Ky rol fokusohet në shitjen e paketave turistike dhe ofrimin e shërbimit cilësor ndaj klientëve gjatë gjithë procesit të udhëtimit.

🔹 Detyrat kryesore

• Këshillimi i klientëve për destinacionet, paketat dhe opsionet më të përshtatshme sipas buxhetit dhe preferencave të tyre.

• Prezantimi dhe shitja e paketave turistike.

• Përgatitja e ofertave turistike, paketave dhe itinerareve të personalizuara.

• Rezervime hoteli, fluturimesh, transferta dhe aktivitetesh përmes sistemeve të kompanisë.

• Komunikim i vazhdueshëm me klientët, nga momenti i kërkesës deri në përfundim të udhëtimit.

• Mbështetje pas-shitjes dhe trajtim profesional i kërkesave/ankesave.

• Menaxhimi i dokumentacionit të udhëtimit, pagesave dhe faturimit për çdo rezervim.

• Upselling & cross-selling për të rritur shitjet dhe për të ofruar përfitime shtesë për klientët.

• Raportim ditor/javor për rezervimet, shitjet dhe situatat operative tek menaxheri i departamentit.

🔹 Kualifikimet

• Preferohet eksperiencë në agjenci udhëtimi dhe turizëm.

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

• Orientim drejt shitjeve dhe rezultateve.

• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.

• Organizim, korrektësi dhe aftësi për të punuar në ekip.

🔹 Çfarë ofron Globus Travel

• Ambient profesional, miqësor dhe i strukturuar

• Trajnime të vazhdueshme për produktet dhe destinacionet

• Mundësi rritjeje në karrierë brenda kompanisë

• Paketë financiare konkurruese

💼 Nëse je i/e apasionuar pas udhëtimeve dhe shërbimit cilësor ndaj klientit, aplikoni tani!

📩 Dërgo CV në: hr@globustravel.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/konsulent-udh%C3%ABtimi-%E2%80%93-sh%C3%ABrbim-klienti-n%C3%AB-turiz%C3%ABm-at-globus-travel-4350156748

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/konsulent-udh%C3%ABtimi-%E2%80%93-sh%C3%ABrbim-klienti-n%C3%AB-turiz%C3%ABm-at-globus-travel-4350156748
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com