MEDICAL REPRESENTATIVE
Salvus

MEDICAL REPRESENTATIVE

Tirana, Tirane, Albania
4 shikime
Postuar: 09.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

SALVUS d.o.o. është një kompani farmaceutike moderne rajonale e themeluar në vitin 2002 në Kroaci, një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në rajon, që merret me tregtimin me shumicë të produkteve farmaceutike, produkteve mjekësore dhe suplementeve ushqimore.

Salvus është një kompani e suksesshme që mund të ofrojë mundësi emocionuese karriere. Ne inkurajojmë dhe mbështesim zhvillimin tuaj në fushat e interesit tuaj që do t'ju përgatisin për nivelin e ardhshëm në karrierën tuaj. Ne e dimë se njerëzit janë përgjegjës për suksesin tonë dhe ne i vlerësojmë punonjësit tanë. Është angazhimi ynë për të krijuar një mjedis pune të bazuar në besim dhe performancë ku të ndihemi të vlerësuar, të respektuar dhe të fuqizuar, në përvojën tonë të përditshme.

Jemi të pranishëm në këto vende të rajonit: Austri, Slloveni, Bosne, Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.

Ne jemi një kompani e organizuar në mënyrë efikase, një partner cilësor dhe i besueshëm për farmacitë, spitalet, qendrat shëndetësore, klinikat, praktikat private dhe institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor.

Ne jemi agjentë ekskluzivë për disa nga markat botërore si Solgar, Philips, Rossmax, Bionime, Salvit etj.

*Ne po zgjerojmë ekipin tonë në Shqipëri në pozicionin e mëposhtem:*

MEDICAL AND SALES REPRESENTATIVE

- Përfaqësues Mjekësorë dhe i Shitjes - 2 pozicione pune pune në Tiranë.

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

· Prezentrimi i produkteve të Salvus tek mjekët, farmacistët, opinion bërësit kryesorë KOL dhe palët e interesuara tjera relevante.

· Te siguroj që objektivat e shitjeve të arrihen përmes zbatimit efektiv të strategjive të shitjeve dhe marketingut.

· Kryerja e rregullt e shitjeve dhe monitorimi i stokut.

· Organizimi i aktiviteteve këshilluese dhe promovuese në Farmaci.

· Organizimi dhe pjesëmarrja në edukime, takime, tryeza, kongrese, simpoziume dhe zbatimi i planit të marketingut dhe përmbushja e qëllimeve të përcaktuara nga punëdhënësi.

· Monitorimi dhe raportimi i rezultateve të aktiviteteve të këshillimit dhe promovimit.

Kushtet:

· Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Stomatologjisë, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Fizioterapisë, Fakulteti i Infermierisë, F.SH.M.N. dega biologji-kimisë.

· Eksperienca të mëparshme në të njejtën fushë ose në fusha të ngjashme.

· Aftësi komunikimi, menaxhim efektiv i kohës dhe proaktivitet.

· Puna në grup, aftësi komunikuese, orientim drejt qëllimit.

· Përdorimi aktiv i aplikacioneve MS-Office.

· Njohuri të mira të gjuhës angleze.

· Patentë shoferi i kategorisë B (shofer aktiv).

Cfare ne ofrojmë:

· Krijimi i një marrëdhënie pune me afat të pacaktuar me një periudhë prove prej 3 muajsh.

· Një mjedis pune që inkurajon dhe frymëzon punën në grup.

· Trajnim i rregullt dhe zhvillim i mëtejshëm në Kroaci.

· Makinë e kompanisë, celular, iPad dhe laptop.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e ekipit tonë, aplikoni për një pozicion të hapur deri më
**30 prill**
përmes lidhjes së aplikimit me CV-në tuaj dhe një foto.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

SALVUS AL sh.p.k.

Adresa: Tiranë rruga Reshit Collaku, Pallati Shallvare, Nr1 Shkalla 4.

www.salvushealth.com

This job post is for a full-time Medical and Sales Representative position in Tirana, Albania. The post is written in Albanian to ensure clarity for local applicants.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-representative-at-salvus-4399218297

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/medical-representative-at-salvus-4399218297
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com