Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes
Global Auto Albania

Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes

Tirana, Tirane, Albania
5 shikime
Postuar: 19.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Bashkohu me Ekipin Tonë: Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes**

Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durres, Km.4| Full-time | Entry–Mid Level

**Global Auto**
është një qendër e autorizuar shërbimi për markat
**FIAT, Jeep, Alfa Romeo**
dhe
**Mazda**
, që ofron shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese. Ekipi ynë teknik i specializuar ofron shërbime mekanike, diagnostikimi, karrocerie, mirëmbajtjeje periodike, si edhe furnizim me pjesë origjinale.

Jemi në kërkim të një
**Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes**
, cili do të drejtojë dhe koordinojë të gjithë funksionin e pas-shitjes, duke siguruar cilësi shërbimi, performancë operative, menaxhim efektiv të ekipeve dhe një eksperiencë të besueshme e premium për klientët tanë.

**Çfarë do të bësh në këtë rol**

•     Të drejtosh dhe koordinosh aktivitetin e përditshëm të njësisë së shërbimit pas-shitjes, duke siguruar funksionim të integruar ndërmjet konsulences se sherbimit te servisit, Workshop, Body & Paint, asistencës rrugore dhe magazinës së pjesëve.

•     Të sigurosh ofrimin e shërbimeve sipas standardeve të kompanisë, kërkesave të prodhuesve (OEM) dhe procedurave të brendshme.

•     Të planifikosh kapacitetet, ngarkesën e punës, prioritetet operative dhe shpërndarjen e burimeve, me synim realizimin në kohë dhe me cilësi të shërbimeve.

•     Të mbikëqyrësh porosine dhe menaxhimin e pjesëve dhe materialeve, duke garantuar disponueshmërinë e tyre, lëvizjen e kontrolluar, ruajtjen e duhur, saktësinë e regjistrimeve ne sistemet perkatese.

•     Të monitorosh proceset e porosive, furnizimeve, kthimeve, garancive, faturimit dhe arkëtimit, në bashkëpunim me financën, magazinen dhe funksionet e tjera mbështetëse.

•     Të ndjekësh dhe analizosh treguesit operacionalë dhe financiarë të njësisë, duke propozuar masa për përmirësimin e produktivitetit, cilësisë, rentabilitetit dhe eksperiencës së klientit.

•     Të udhëheqësh, zhvillosh dhe vlerësosh ekipin, duke nxitur disiplinë operacionale, përgjegjshmëri, bashkëpunim dhe përmirësim të vazhdueshëm.

•     Të sigurosh zbatimin e kërkesave të sigurisë, kontrollit të brendshëm, auditimit dhe përputhshmërisë në të gjitha proceset e njësisë.

•     Do të raportosh te Drejtori i Përgjithshëm, dhe do të kesh një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën operative, cilësinë e shërbimit dhe zhvillimin e njësisë së pas-shitjes.

**Çfarë sjell në këtë rol**

·        Arsim i lartë, preferohet në
**Inxhinieri, Menaxhim, Ekonomi**
ose fusha të ngjashme.

·        Eksperiencë prej
**5+ vjetësh**
në menaxhimin e shërbimit pas-shitjes ose operacioneve të ngjashme.

·        Eksperienca në menaxhimin e operacioneve dhe/ose të pjesëve në sektorin automotive përbën avantazh.

·        Njohuri të mira mbi proceset e Servisit, Karrocerisë dhe Bojës, pjesëve të këmbimit dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit.

·        Aftësi të forta drejtuese, organizative dhe vendimmarrëse.

·        Aftësi për të analizuar tregues operacionalë dhe financiarë.

·        Njohuri në përdorimin e sistemeve specifike për autoservice
dhe raportimit operacional.

·        Integritet, orientim të lartë ndaj klientit dhe fokus në rezultate..

**Pse të bashkohesh me ne**

•     Do të marrësh një rol kyç drejtues në një kompani që përfaqëson marka prestigjioze.

•     Do të kesh mundësinë të drejtosh një funksion me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e shërbimit, eksperiencën e klientit dhe performancën e biznesit.

•     Do të punosh me ekipe profesionale dhe procese moderne në një mjedis të strukturuar dhe me standarde të larta.

•     Do të kesh hapësirë reale për të sjellë përmirësime, për të ndërtuar performancë dhe për të lënë gjurmë në zhvillimin e njësisë së pas-shitjes.

**Gati për të aplikuar?**

**D**
ërgo
**CV-në tënde**
me subjektin:
**“Menaxher i Shërbimeve të Pas-Shitjes”**
në adresën:
**info@globalauto.al**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-sh%C3%ABrbimeve-t%C3%AB-pas-shitjes-at-global-auto-albania-4385013594

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/menaxher-i-sh%C3%ABrbimeve-t%C3%AB-pas-shitjes-at-global-auto-albania-4385013594
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com