Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Bibliotekar”, në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
University of Medicine, Tirana

Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Bibliotekar”, në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Tirana, Tirane, Albania
20 shikime
Postuar: 18.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Kritere Të Përgjithshme**
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 113, datë 17.12.2025 “
*Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Bibliotekar” në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”*
shpallet konkursi për 1 (një) vend të lirë pune “Bibliotekar”, në Sektorin e Bibliotekës, Drejtoria e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë si më poshtë:



- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor, të fituar në universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MA;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të njohë një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);

Kandidati preferohet të ketë eksperiencë pune.


**Dokumentacioni i Kërkuar**

- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
- Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi (për kandidatët në marrëdhënie pune);
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
- Kopje e noterizuar e dokumentacionit që provon njohjen e gjuhës së huaj;
- Referenca nga punëdhënës ose eprori direkt i mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

**Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :**
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).


Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.


Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.


Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët
**është brenda 15
*(pesëmbëdhjetë)***
**ditëve**
**kalendarike**
**nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.**
**Fusha e njohurive për të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;

**Mënyra e Vlerësimit**
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.


Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën info@umed.edu.al


22 December, 2025 |


Previous


HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAF AKADEMIK PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +


Next


Njoftim për 1 (një) vend të lirë pune “Specialist IT”, në Sektorin e Kurrikulës dhe Pranimeve, pranë Drejtorisë së Administrimit Akademik dhe Kurrikulës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://umed.edu.al/njoftim-per-1-nje-vend-te-lire-pune-bibliotekar-ne-sektorin-e-bibliotekes-drejtoria-e-kerkimit-promovimit-akademik-dhe-komunikimit-universiteti-i-mjekesise-tirane/

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://umed.edu.al/njoftim-per-1-nje-vend-te-lire-pune-bibliotekar-ne-sektorin-e-bibliotekes-drejtoria-e-kerkimit-promovimit-akademik-dhe-komunikimit-universiteti-i-mjekesise-tirane/
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com