NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM – PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

Tirana, Tirane, Albania
6 shikime
Postuar: 08.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkreses Nr. 292/3 Prot., Datë 04.03.2020 “Kërkesë Për Punësim” Si Dhe Urdhrit Nr. 90 Datë 01.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë



- Për 2 (dy) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

**Përshkrimi Përgjithësues i Punës**

- Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore;
- Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
- Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
- Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit;
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

**Kriteret**
Kandidati për vendin e punës “
*Sanitar*
”, duhet të plotësojë këto kritere:



- Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme;
- Të ketë përvojë pune në grup;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

**Kushte**

- Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.


**Këto Dokumente**

- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.


Afati i dorëzimit të dokumentacionit:
**08.09.2020 – 22.09.2020 (15 ditë).**
**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


9 September, 2020 |


Previous


Njoftim për punësim me kontratë shërbimi për ekspert të jashtëm në procesin e pikëzimit dhe renditjes së aplikantëve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.


Next


NJOFTIM – PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-%E2%80%93-p%C3%ABr-2-dy-vende-n%C3%AB-pozicionin-sanitar-dega-e-menaxhimit-te-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4398937614

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-%E2%80%93-p%C3%ABr-2-dy-vende-n%C3%AB-pozicionin-sanitar-dega-e-menaxhimit-te-sh%C3%ABrbimeve-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare-universiteti-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4398937614
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com