NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK NË DEPARTAMENTIN E KIRURGJISË, SHËRBIMI I ANESTEZI-REANIMACIONIT NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Tirana, Tirane, Albania
7 shikime
Postuar: 05.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 2, datë 05.01.2021
*“Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë”*
shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik” në Departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.


**Kritere Të Përgjithshme**
Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Lëndën e Anestezi – Reanimacionit, pranë Departamentit të Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:



- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme”, dhe të ketë përfunduar edukimin pasuniversitar në lëndën Anestezi – Reanimacion;
- Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve;
- Të zotërojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës ku konkuron;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 9(nëntë);
- Të ketë shtetësi shqiptare;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

**Kritere Specifike**

- Të jete diplomuar në lëndën Anestezi – Reanimacion me notë mesatare mbi 9(nëntë);
- Të ketë titull akademik në lëndën Anestezi – Reanimacion ;
- Të ketë eksperiencë pune në Sherbimin Anestezi -Reanimacion;
- Të ketë eksperiencë ne mësimdhënie mbi 10 vjet në lëndën e Anestezi –Reanimacion;
- Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anestezi –Reanimacion.

**Kritere Preferenciale**

- Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në aktivitete shkencore nderkombetare në fushën e Anestezi – Reanimacionit;
- Preferohen kanditatë me 2 ose më shumë gjuhë të huaja.

**Dokumentacioni i kërkuar**
Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Mjekësisë, Dosjen Personale (të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë



- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).


***Afati i dorëzimit të dokumentacionit***
:
**11.**
**01.202**
**1 –**
**22.01.2021(10 ditë pune)**
**Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al


Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


11 January, 2021 |


Previous


NJOFTIM PËR NJË VEND VAKANT PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE DERMATOLOGJISË


Next


NJOFTIM PËR PUNËSIM NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT 3 (TRI) MUAJ NGA MOMENTI I LIDHJES SË KONTRATËS, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-nj%C3%AB-vend-vakant-p%C3%ABr-personel-akademik-n%C3%AB-departamentin-e-kirurgjis%C3%AB-sh%C3%ABrbimi-i-anestezi-reanimacionit-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397491287

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-nj%C3%AB-vend-vakant-p%C3%ABr-personel-akademik-n%C3%AB-departamentin-e-kirurgjis%C3%AB-sh%C3%ABrbimi-i-anestezi-reanimacionit-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-universiteti-i-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397491287
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com