NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA NEUROLOGJI DHE NEUROKIRURGJI, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONET E PUNËS PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA NEUROLOGJI DHE NEUROKIRURGJI, FAKULTETI I MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Tirana, Tirane, Albania
5 shikime
Postuar: 18.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 37, datë 08.03.2023, shpall konkursin për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.


**Kritere Të Përgjithshme**
Kandidatët konkurrentë për pozicionet e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Neurologji dhe Neurokirurgji, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,duhet të plotësojnë:



- Të jetë diplomuar në Master shkencor në Mjekësi e Përgjithshme;
- Të jetë diplomuar si mjek specialist në Neurologji;
- Të zotëroj licencë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë;
- Të ket përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotërojë me dëshmi, të paktën një nga pesë gjuhët e huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
- Të ketë të paktën 10vite eksperiencë si mjek specialist në Spitalet Universitare;
- Të ketë gradën Doktor;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryej detyrën përkatëse;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;

**Kritere Preferenciale**

- Të ketë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i asociuar”;
- Të ketë të paktën 10 vite eksperiencë në mësimdhënie;
- Të ketë trajnime pasuniversitare ose trajnime në kuadrin e edukimit në vazhdim në fushën e Neuroshkencës;
- Të ketë aftësi komunikimi dhe pune në grup;
- Të ketë pjesëmarrje aktive në aktivitete shkencore dhe/ose projekte shkencore të fushës së Neuroshkencës;
- Të ketë publikime shkencore në revista shkencore në fushën e Neuroshkencës;

**Kandidatët Konkurrentë Duhet Të Paraqesin Këtë Dokumentacion**

- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga Profesor i fakultetit ku është diplomuar;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

*Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit.*
*Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.*
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)


**Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me datën e shpalljes në buletinin e APP-së**
**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al


Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


13 March, 2023 |


Previous


Mbi shtyrjen e afatit te aplikimit per projekte


Next


NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS, PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK “LABORANTE MËSIMORE” ME KOHË TË PLOTË, NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE BIOMJEKËSORE DHE EKSPERIMENTALE, “LABORANTE MËSIMORE”, NË LËNDËN E FARMAKOLOGJISË, FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://umed.edu.al/njoftim-per-pozicionet-e-punes-personel-akademik-me-kohe-te-plote-ne-departamentin-e-neuroshkences-lenda-neurologji-dhe-neurokirurgji-fakulteti-i-mjekesise-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane/

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://umed.edu.al/njoftim-per-pozicionet-e-punes-personel-akademik-me-kohe-te-plote-ne-departamentin-e-neuroshkences-lenda-neurologji-dhe-neurokirurgji-fakulteti-i-mjekesise-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane/
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com