NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “SPECIALIST (REKTORI)” PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR PRANË REKTORATIT NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Tirana, Tirane, Albania
2 shikime
Postuar: 17.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 48 prot, datë 06.04.2023 “
*Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Specialist (Rektori)” personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”,*
**shpall**
konkursin për pozicionin e lirë të punës
*“Specialist (Rektori)”,*
personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.


**Kritere Të Përgjithshme**
**Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve si dhe dokumentacioni përkatës për pozicionin e punës**
**“Specialist (Rektori)”**
**personel ndihmës akademik me kontratë me afat të pacaktuar**
**pranë Rektoratit**
**në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë janë si më poshtë vijon:**

- Të jetë shtetas shqiptar dhe të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojnë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor” të fituar në Universitetet e Republikës së Shqipërisë ose diplomë të fituar në universitete të huaja të njohura nga MASR;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të mos jetë marrë masa disiplinore e pushimit nga puna;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë eksperiencë pune.

**Kritere Preferenciale**

- Të ketë përfunduar studimet universitare me rezultate sa më të larta;
- Preferohet zotërimi i gjuhës Angleze;
- Të ketë arsimin, trajnime apo përvojë pune në fushën e asistentes.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, menaxheriale dhe komunikuese;
- Të ketë aftësi të punuarit në grup.

**Dokumentacioni i Kërkuar**
**Kandidatët që aplikojnë për këtë pozicion pune duhet të dorëzojnë dokumentacionin (të**
**inventarizuar) si më poshtë:**

- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV), preferohet të jetë sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e certifikatës të programit/ paketës Microsoft Office;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Vërtetim/Raport mjeko-ligjor i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda 3(tri) muajve të fundit.

*Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.*
*Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.*
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar) në Zyrën e Protokoll-Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)


**Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune**
**nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.**
**Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


18 April, 2023 |


Previous


NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE DHE INVESTIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË


Next


NJOFTIM PËR POZICIONIN PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, PRANË DEPARTAMENTIT TË PEDIATRISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UMT-SË TIRANË

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cspecialist-rektori-%E2%80%9D-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-pran%C3%AB-rektoratit-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402262460

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-pozicionin-e-pun%C3%ABs-%E2%80%9Cspecialist-rektori-%E2%80%9D-personel-ndihm%C3%ABs-akademik-me-kontrat%C3%AB-me-afat-t%C3%AB-pacaktuar-pran%C3%AB-rektoratit-n%C3%AB-universitetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4402262460
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com