NJOFTIM- PËR SPECIALIST PËR ÇËSHTJET AKADEMIKE, KARRIERËN DHE MARRËDHËNIET ME STUDENTËT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM- PËR SPECIALIST PËR ÇËSHTJET AKADEMIKE, KARRIERËN DHE MARRËDHËNIET ME STUDENTËT, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE”, UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Tirana, Tirane, Albania
1 shikime
Postuar: 05.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në urdhrin e Rektorit nr. 104, datë 14.10.2020 shpall konkursin për 1 (një) pozicion pune


Personel Ndihmësakademik Me Karakter Administrativ “Specialist Për Çështjet Akademike, Karrierën Dhe Marrëdhëniet Me Studentët, Në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë,, Si Më Poshtë Vijon



- Kandidatët për pozicionin e punës “Specialist për çështjet akademike, karrierën dhe marrëdhëniet me studentët, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare”, Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë:

**Kritere Të Përgjithshme**

- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të mos ketë masa disiplinore në fuqi;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

**Kritere Preferenciale**

- Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose ekuivalente me të (DIND)
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 (pesë) vite;
- Të zotërojë me dëshmi, njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të njohë dhe të ketë eksperiencë pune në menaxhimin me studentët sipas cikleve të studimit dhe në përfundim të studimeve të tyre;
- Të ketë eksperience të mëparshme mbi koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve të edukimit, marrëdhënieve dhe komunikimit me të tretët, konsulencën dhe këshillimin e karrierës;
- Të shfaqë aftësi organizative dhe bashkëpunimi në grup;

**Dokumentacioni i Kërkuar**
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:



- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve preferenciale;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

*Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.*
*Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.*
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT, Nr. 232, Tiranë)


***Afati i dorëzimit të dokumentacionit***
:
**26.10.2020- 06.11.2020 (10 ditë pune)**
**Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë lidhur me programet e studimit, pranimet në programet sipas cikleve të studimit, si dhe Kodin e Cilësisë;
- Njohuri mbi sistemin para universitar në Republikën e Shqipërisë.

**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


26 October, 2020 |


Previous


NJOFTIM- PËR 1 (NJË) VEND, NË POZICIONIN PËRGJEGJËS SEKTORI I PROKURIMEVE, DREJTORIA E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.


Next


NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE PUNE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-specialist-p%C3%ABr-%C3%A7%C3%ABshtjet-akademike-karrier%C3%ABn-dhe-marr%C3%ABdh%C3%ABniet-me-student%C3%ABt-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare%E2%80%9D-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397491294

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-specialist-p%C3%ABr-%C3%A7%C3%ABshtjet-akademike-karrier%C3%ABn-dhe-marr%C3%ABdh%C3%ABniet-me-student%C3%ABt-n%C3%AB-fakultetin-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB-dentare%E2%80%9D-universitetit-t%C3%AB-mjek%C3%ABsis%C3%AB-tiran%C3%AB-at-university-of-medicine-tirana-4397491294
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com