NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VEND VAKANT: “PËRGJEGJËS”, NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Tirana, Tirane, Albania
5 shikime
Postuar: 18.02.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, personel ndihmësakademik me karakter administrativ, “
*Përgjegjës”*
, në Sektorin e Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë,


**Kriteret**
Kandidatët për “Përgjegjës” në Sektorin e Shërbimeve Juridike, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë duhet të plotësojnë këto kritere:



- Të zotëroj diplomë të nivelit MSC, ose ekuivalente me të (DIND) në shkenca juridike;
- Të ketë eksperiencë punë, jo më pak se 5 (pesë) vite, eksperienca e punës në Institucione të Arsimit të Lartë përben avantazh;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht).
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotëroj gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
- Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

**Dokumentacioni i kërkuar**
Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokoll Arkivës, Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë Tiranë, Dokumentat Si Më Poshtë



- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së kompjuterit;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
- Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit.

*Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.*
*Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhen pjesë e arkivës së Institucionit.*
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)


***Afati i dorëzimit të dokumentacionit***
:
**11.11.2019-22.11.2019 (10 ditë pune)**
**Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave administrative.

**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


11 November, 2019 |


Previous


NJOFTIM PËR VEND VAKAND: "PERSONEL AKADEMIK", NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË


Next


NJOFTIM PËR VENDE VAKANTE: 1. PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E BURIMEVE NJERËZORE DHE PROTOKOLL ARKIVËS, PRANË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË 2. PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E KOORDINIMIT INSTITUCIONAL, NË REKTORATIN E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://umed.edu.al/njoftim-per-vend-vakant-pergjegjes-ne-sektorin-e-sherbimeve-juridike-prane-drejtorise-se-sherbimeve-juridike-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane/

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://umed.edu.al/njoftim-per-vend-vakant-pergjegjes-ne-sektorin-e-sherbimeve-juridike-prane-drejtorise-se-sherbimeve-juridike-ne-universitetin-e-mjekesise-tirane/
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com