NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE PËR VITIN AKADEMIK 2017 – 2018

Tirana, Tirane, Albania
20 shikime
Postuar: 08.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë,Tiranë, Shpall Konkurset Për Personel Akademik Me Kohë Të Pjesshme Në :


**Departamentin e Diagnostikës, Rehabilitimit Shëndetësor dhe Infermieristikës në Kirurgji, Infermieristikës në Obstetrik Gjinekologji**
, si më poshtë vijon:



- Profili “Fizioterapi” (10 vende pune)
- Profili “ Imazheri” (10 vende pune)
- Profili “Logopedi” ( 8 vende pune)
- Mjek Anatomo patolog ( 2 vende pune)
- Mjek Laboratori ( 2 vende pune)

Kandidatët Për Vendet e Punës Për Personel Akademik Me Kohë Të Pjesshme Duhet Të Plotësojnë Këto Kritere Të Përgjithshme:



- Të jenë diplomuar në programe të integruara ose Master Shkencor në degën përkatëse.
- Të kenë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.
- Të kenë përfunduar specializimin në fushën përkatëse.
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5(pesë) vite në specialitet.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj .
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

**Preferohen Kandidatë Që Plotësojnë Edhe Këto Kritere:**

- Mjek Laboratori si dhe Fizioterapist/ Imazherist/ Logopedist me diploma të ciklit të dytë të punësuar në Institucione Shëndetësore Publike, Private apo Qendra Rehabilitimi (që kanë kontrata bashkëpunimi me FSHMT) të cilëve mund t’u krijohet mundësia të mbulojnë praktikat profesionale pranë institucioneve ku punojnë.
- Të kenë gradë apo titull shkencor të fituar brenda vendit ose në universitete të njohura jashtë vendit.
- Të kenë experience mësimdhënie në fushën përkatëse.
- Të kenë eksperiencë klinike në fushën përkatëse.
- Të kenë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.
- Të kenë të mbrojtur me dëshmi gjuhën angleze.

**Departamentin e Lëndëve Klinike Dhe Infermieristikës Së Përgjithshme, Infermierisë Në Sëmundje Të Brendshme, Pediatri**
**,**
si Më Poshtë Vijon:


**Profili “ Infermieri ” (15 vende pune)**

- Kandidatët për vendet e punës për personel akademik me kohë të pjesshme duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- Të jenë diplomuar në Master Shkencor në degën përkatëse.
- Të kenë përfunduar studimet universitare me notë mesatare mbi 8.
- Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 5(pesë) vite në specialitet.
- Të zotërojnë me dëshmi një gjuhë të huaj .
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

**Preferohen Kandidatë Që Plotësojnë Edhe Këto Kritere:**

- Infermierë me diploma të ciklit të dytë të punësuar në Institucione Shëndetësore Publike apo Private (që kanë kontrata bashkëpunimi me FSHMT) të cilëve mund t’u krijohet mundësia të mbulojnë praktikat profesionale pranë shërbimeve ku punojnë: Sëmundjeve të Brendshme, Kirurgji, Pediatri, Neurologji, Sëmundjeve Infektive, Onkologjisë, Shërbimit të Traumës dhe Shërbimit Parësor.
- Të kenë eksperiencë mësimdhënie në fushën përkatëse.
- Të kenë eksperiencë klinike në fushën përkatëse.
- Të kenë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.
- Të kenë të mbrojtur me dëshmi gjuhën angleze.

**Departamentin e Lëndëve Paraklinike**
për lëndët si më poshtë vijon:



- Anatomi e njeriut 1 vend pune
- Mikrobiologji 2 vende pune
- Farmakologji 1 vend pune
- Fizikë Shëndetësore 1 vend pune
- Psikologji klinike dhe zhvillimi 2 vende pune
- Gjuhë gjermane 1 vend pune
- Legjislacion shëndetësor 1 vend pune
- Shkrim akademik 1 vend pune

**Preferohen Kandidatë Që Plotësojnë Edhe Këto Kritere:**

- Të kenë gradë apo titull shkencor të fituar brenda vendit ose në universitete të njohura jashtë vendit.
- Të kenë experience në mësimdhënie në fushën përkatëse.
- Të kenë eksperiencë klinike në fushën përkatëse.
- Të kenë botime dhe artikuj shkencorë në fushën përkatëse.
- Të kenë të mbrojtur me dëshmi gjuhën angleze.

**Dokumentat që do të dorëzohet nga personeli akademik me**
**kohë të pjesshme**
**janë:**

- Kërkesë me shkrim drejtuar Departamentit ku do të konkurrojë.
- Curriculum Vitae e detajuar me të gjithë aktivitetin shkencor dhe botues të kandidatit.
- Leje nga punëdhënësi në organizatën ose institucionin ku punon, me përjashtim të rasteve kur janë të punësuar në Universitetin e Tiranës.
- Dokument identifikimi.
- Fotokopje të noteruara të diplomës dhe listës së notave të të gjitha programeve të studimit ( Bachelor, Master Shkencor, Specializim, Doktoraturë)
- Fotokopje të të noteruara të vërtetimit të ekuivalentimit të diplomës nga MAS, si diplomë, listë notash si dhe njohje të gradave për kandidatët që kanë studiuar jashtë shtetit.
- Kopje të noteruar të dëshmive të gjuhëve të huaja të mbrojtura ( e detyrueshme të paktën një)
- Kopje të noterizuar të librezës së punës
- Vërtetim page, shoqëruar me derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qëndra e punës..
- Dëshmi penaliteti
- Dy referenca nga të cilat të paktën njëra të jetë nga një profesor i fakultetit që është diplomuar ( dorëzohet vetëm nëse kandidati aplikon për herë të parë).
- Çdo dokument tjetër që justifikon plotësimin kritereve specifike të shpallura.

**Afati i dorëzimit të dokumentave është 28.9.2017 – 6.10.2017.**
**Dorëzimi i dosjeve të kandidatëve**
Dorëzimi i dosjeve të kandidatëve për personelin akademik me kohë të pjesshme bëhet pranë zyrës së protokollit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike a) me postë ose b) fizikisht në zyrën e protokollit.


**REKTORATI**
2 October, 2017 |


Previous


NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – 28.09.2017


Next


NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE – PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-p%C3%ABr-personel-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-pjesshme-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-p%C3%ABr-vitin-akademik-2017-%E2%80%93-2018-at-university-of-medicine-tirana-4398939896

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-p%C3%ABr-vende-t%C3%AB-lira-pune-p%C3%ABr-personel-akademik-me-koh%C3%AB-t%C3%AB-pjesshme-n%C3%AB-fakultetin-e-shkencave-mjek%C3%ABsore-teknike-p%C3%ABr-vitin-akademik-2017-%E2%80%93-2018-at-university-of-medicine-tirana-4398939896
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com