NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”
University of Medicine, Tirana

NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE: PERSONEL ADMINISTRATIV ME KONTRATË TË PËRKOHSHME “SPECIALIST I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT”

Tirana, Tirane, Albania
4 shikime
Postuar: 19.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Bazuar në ligjin nr.80/2015
*“Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995
*“Kodit i Punës për Republikën e Shqipërisë”,*
i ndryshuar, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit i Mjekësisë,Tiranë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicion pune personel administrativ me kontratë të përkohshme
*“Specialist i Teknologjisë së Informacionit”,*

- Kriteret:

Kandidati Për Vendin e Punës Me Kontratë Të Përkohshme “Specialist i Teknologjisë Së Informacionit”, Propozohet Të Plotësojë Këto Kritere



- Të ketë përfunduar studimet Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor në degën e Inxhinierisë Informatike;
- Të ketë eksperiencë punë në fushën përkatëse;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente



- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim;
- Kopje të diplomës Bachelor dhe Master dhe të listave të notave përkatëse (të noteruara). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të dorëzohet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e fundit;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
- Vërtetim nga Institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera në jetëshkrimin tuaj;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Dëshmi penaliteti;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është:
**07.05.2018-18.05.2018**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al



- Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


14 May, 2018 |


Previous


Njoftim për vend të lirë pune për personel akademik në Fakultetin Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë


Next


NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE: DREJTOR NË DREJTORINË SHËRBIMEVE TË PËRGJITHSHME

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-per-vend-te-lire-pune-personel-administrativ-me-kontrat%C3%AB-t%C3%AB-p%C3%ABrkohshme-%E2%80%9Cspecialist-i-teknologjis%C3%AB-s%C3%AB-informacionit%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4387826181

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/njoftim-per-vend-te-lire-pune-personel-administrativ-me-kontrat%C3%AB-t%C3%AB-p%C3%ABrkohshme-%E2%80%9Cspecialist-i-teknologjis%C3%AB-s%C3%AB-informacionit%E2%80%9D-at-university-of-medicine-tirana-4387826181
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com