Operator Digjitalizimi
Abkons

Operator Digjitalizimi

Tirana, Tirane, Albania
7 shikime
Postuar: 13.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**P**
**ë**
**rshkrimi i Kompanis**
**ë**

ABKONS është një nga kompanitë kryesore të konsulencës në fushën e inxhinierisë, zhvillimit dhe menaxhimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Me ekipin e saj të profesionistëve, si dhe me një rrjet të gjerë konsulentësh dhe ekspertësh, ABKONS është partneri i përzgjedhur nga investitorë që angazhohen në projekte të rëndësishme në sektorë si Energjia, Transporti, Infrastruktura, Mjedisi, Turizmi, Bujqësia, Uji, etj.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Inventarizimi dhe skanimi i hartave kadastrale;
- Sigurimi që imazhet e skanuara të jenë të qarta, të plota dhe në përputhje me standardet e kërkuara;
- Verifikimi që çdo hartë e skanuar të përmbushë parametrat teknikë të kërkuar (rezolucioni minimal, thellësia e ngjyrave, formati i skedarit dhe rregullat e emërtimit);
- Indeksimi dhe lidhja e saktë e skedarëve me zonat përkatëse kadastrale;
- Dokumentimi i çdo informacioni që mungon, dëmtimi të hartave ose anomalie gjatë procesit të skanimit dhe raportimi i tyre te mbikëqyrësi për veprime korrigjuese;

**Kërkesat kryesore:**

- Aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit dhe njohuri mbi procesin e skanimit, menaxhimin e skedarëve dhe ruajtjen e të dhënave;
- Aftësi për të trajtuar me kujdes materiale arkivore të brishta;
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve për të siguruar që skanimet të jenë të qarta dhe të plota;
- Aftësi për të ndjekur udhëzime dhe procedura të përcaktuara;
- Aftësi të mira organizative për menaxhimin e skedarëve;
- Aftësi për të punuar në mënyrë efikase brenda afateve të projektit.

**Aplikimi:**

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
**hr@abkons.com**

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/operator-digjitalizimi-at-abkons-4383047305

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/operator-digjitalizimi-at-abkons-4383047305
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com