Sales Manager
Albgroup

Sales Manager

Tirana, Tirane, Albania
29 shikime
Postuar: 19.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Pozicioni**

:
**Menaxher Shitjesh**

**Funksionet Bazë dhe Qëllimi i Përgjegjësive:**

Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së departamentit të shitjeve.

Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, udhëheq, organizon dhe kontrollon stafin, si dhe bashkëpunon ngushtë me ta për realizimin e objektivave të kompanisë.

Gjithashtu, është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre.

**Përgjegjësitë Kryesore**

- Krijon strategji për rritjen e shitjes.
- Kontrollon dhe ndjek procedurat e punës së stafit për të siguruar shërbim cilësor, mikpritës dhe të kënaqshëm për klientin.
- Kryen studim tregu mbi çmimet dhe konkurrencën.
- Planifikon, drejton, organizon dhe monitoron stafin.
- Implementon me sukses strategjinë e shitjes.
- Në bashkëpunim me Administratorin përcakton objektivat dhe strategjinë e marketingut.
- Monitoron ekzekutimin e planeve për realizimin e objektivave.
- Mbështet dhe orienton stafin gjatë përmbushjes së detyrave ditore.
- Zhvillon dhe ruan marrëdhëniet me klientët, duke zgjeruar portofolin.
- Përgatit ofertat dhe ndjek procesin e shitjes.
- Kryen trajnime të stafit për komunikimin dhe sjelljen me klientët.
- Raporton sipas kërkesës dhe standardeve të raportimit.

**Kërkesat e Edukimit dhe Kualifikimit**

- Studime të larta në Menaxhim & Marketing.
- Aftësi të mira organizative dhe negociuese.
- Njohuri të mira të paketës
**Microsoft Office**

.
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
- Kualifikim i përshtatshëm me pozicionin.
- Aftësi bashkëpunimi dhe etikë profesionale në marrëdhënie me kolegët.

**Cfarë ofron Albgroup:**

- Mundësi për zhvillim profesional brenda një grupi biznesesh ne disa sektorë.
- Ambient modern, bashkëpunues dhe mbështetës pune.
- Pjesëmarrje në evente dhe aktivitete të ndryshme të kompanisë.
- Përfitime të tjera në përputhje me politikat e kompanisë.

**Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:**

**Email:**
 hr@albgroup.al

**Tel:**
+355 67 401 0031

*\*Te gjitha te dhenat e aplikanteve do të trajtohen me konfidencialitet te plote, sipas ligjit Nr. 9887 per "Mbrojtjen e te Dhenave Personale"*

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-albgroup-4353755866

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-manager-at-albgroup-4353755866
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com