Sales Merchandiser
Alba Distribution sh.p.k

Sales Merchandiser

Tirana, Tirane, Albania
53 shikime
Postuar: 23.12.2025
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Alba Distribution**
është duke kërkuar një
**Sales Merchandiser**
.

Alba Distribution,
**pjesë e Balfin Group**
, është një kompani lider në tregun shqiptar, e specializuar në tregtinë dhe distribuimin e produkteve të brandeve si Samsung, Xiaomi, Canon, Anker, Swisten ect. Si pjesë e një grupi ndërkombëtar, kompania ofron zgjidhje inovative, shërbim cilësor për partnerët dhe mundësi të vazhdueshme për zhvillim profesional.

**Përmbledhje e Pozicionit**
:

Personi i punësuar në këtë pozicion do të jetë përgjegjës për prezantimin dhe shitjen e produkteve direkt tek partnerët në terren, si dhe për të siguruar prezencën dhe ekspozimin e duhur të produkteve në pikat e shitjes.

Ky rol kombinon aftësitë e shitjes me ato të merchandizing-ut për të maksimizuar shitjet dhe brand awareness.

**Përgjegjësitë kryesore:**

\* Vizitimi i rregullt i pikave të shitjes për të promovuar dhe shitur produktet direkt tek partnerët.

\* Prezantimi i produkteve dhe shpjegimi i karakteristikave dhe përfitimeve të tyre tek partnerët potencialë.

\* Arritja e objektivave të shitjes së caktuar për territoret përkatëse.

\* Monitorimi i stokut dhe raportimi i mungesave tek menaxhmenti.

\* Sigurimi i prezencës dhe ekspozimit të duhur të produkteve në raftet e dyqaneve.

\* Organizimi i aktiviteteve promocionale dhe display-eve sipas udhëzimeve të kompanisë.

\* Mbledhja e feedback-ut nga klientët dhe analiza e aktiviteteve të konkurrentëve në terren.

\* Mbajtja e raporteve ditore/mujore të aktiviteteve dhe shitjeve.

**Kualifikimet dhe aftësitë:**

\* Përvojë e mëparshme në shitje direkte dhe merchandizing është përparësi.

\* Aftësi të mira komunikuese dhe bindëse.

\* Aftësi për të punuar në terren dhe për të menaxhuar vetë kohën.

\* Njohuri bazë të marketingut dhe promovimit të produkteve.

\* Aftësi për të raportuar dhe analizuar informacionin e mbledhur nga terreni.

\* Njohja e mjetëve të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint).

\* Njohuri të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.

\* Patentë shoferi e vlefshme.

Ju lutem dërgoni CV ne adresën e email

s.hoxha@albadistribution.al

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-merchandiser-at-alba-distribution-sh-p-k-4328738473

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-merchandiser-at-alba-distribution-sh-p-k-4328738473
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com