Sales Representative
DEKRA Arbeit Group Albania

Sales Representative

Tirana, Tirane, Albania
43 shikime
Postuar: 29.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**DEKRA Arbeit Albania**
po rekruton ne emer të klientit të saj
**Swisspor Hungary SEE Kft**
(ish
**Creaton South-East Europe Kft**
) një
**Sales Representative – Materiale Ndërtimore & Çati**

Në emër të një kompanie ndërkombëtare të konsoliduar, e cila projekton, prodhon dhe shpërndan materiale për ndërtim dhe çati në tregun e Ballkanit, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar dhe energjik për t’iu bashkuar ekipit të tyre.

Ky është një rol kyç për ata që duan të punojnë në një
**ambient ndërkombëtar**
, me mundësi reale zhvillimi dhe kontakte të shumta me klientë B2B në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

**Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:**

- Menaxhimin e territorit dhe marrëdhënieve me klientët B2B (distributorë, kontraktorë, importues, instalues çatie)
- Gjenerimin e leads, negociata dhe mbyllje marrëveshjesh
- Mbikëqyrjen e ofertave, çmimeve dhe dokumentacionit të shitjeve
- Mbajtjen e raportimeve dhe përdorimin e CRM / Excel për monitorimin e tregut
- Prezantime dhe demonstrime produktesh për klientët
- Udhëtime të shpeshta rajonale për vizita tek klientët dhe pjesëmarrje në evente/ panaire

**Kualifikimet dhe kërkesat:**

- 2–5 vite përvojë në shitje, idealisht në materiale ndërtimore, çati, tufa ose industri të ngjashme
- Njohuri të tregut të Ballkanit dhe klientëve kryesorë
- Aftësi të forta komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh afatgjata
- Njohja e gjuhës angleze; njohja e gjuhëve rajonale (Maqedonisht/Serbisht) një avantazh
- Licencë drejtimi B dhe gatishmëri për udhëtime rajonale
- Proaktivitet, organizim dhe përkushtim ndaj klientit

**Çfarë ofrohet:**

- Strukturë kompensimi konkurruese dhe performancë-orientuar (paga bazë + komisione mbi objektivat e shitjeve)
- Paketë financiare shumë e mirë, me mundësi fitimi nga bonusi mujor dhe vjetor
- Ambient ndërkombëtar dhe mundësi reale zhvillimi profesional
- Udhëtime rajonale të mbështetura nga kompania

**Për të aplikuar:**

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në emailin: info.al@dekra.com

*Të gjithë kandidatët që përzgjidhen do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.*

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale.*

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://dekra-albania.talentlyft.com/jobs/sales-representative-cgy9/new

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://dekra-albania.talentlyft.com/jobs/sales-representative-cgy9/new
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com