Sales Specialist
Davines Albania

Sales Specialist

Tirana, Tirane, Albania
2 shikime
Postuar: 31.03.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Pozicion i Hapur Pune – Sales Specialist (Full-Time, On-Site)**

**Tiranë/ Rrethe, Shqipëri**

Rreth Kompanisë – Davines Group

Davines Group u themelua në Parma, Itali, në vitin 1983 nga familja Bollati dhe është një kompani lider globale në produktet premium të kujdesit për flokët dhe lëkurën. Sot operon në mbi 95 vende dhe përfaqësohet nga një ekip ndërkombëtar me më shumë se 34 kombësi.

Si kompani e certifikuar B-Corp, Davines kombinon performancën ekonomike me përgjegjësinë sociale dhe mjedisore, duke promovuar inovacionin, etikën dhe qëndrueshmërinë. Misioni i saj është të krijojë ndikim pozitiv përmes bukurisë.

Përshkrimi i Pozicionit

Po kërkojmë një 
**Sales Specialist me eksperiencë të provuar në sektorin e bukurisë / haircare**
 për një rol full-time me prezencë fizike në Tiranë. Ky pozicion kërkon një profil proaktiv, me njohuri të tregut profesional (parukeri/sallone) dhe aftësi për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.

Përgjegjësitë Kryesore

- Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në sektorin profesional (parukeri, salone, SPA)
- Menaxhimi dhe rritja e portofolit ekzistues të klientëve
- Arritja dhe tejkalimi i objektivave të shitjes
- Prezantimi i produkteve dhe zhvillimi i trajnimeve teknike për klientët
- Ndjekja e performancës së klientëve dhe identifikimi i mundësive për rritje
- Implementimi i strategjive të shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë

Kualifikimet

- Minimumi 
**2–3 vite eksperiencë në shitje**
, preferohet në industrinë e bukurisë, haircare ose produkte profesionale
- Njohje e mirë e tregut të parukerive dhe klientëve profesionalë (avantazh i fortë)
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negociimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
- Aftësi për të zhvilluar trajnime dhe edukuar klientët mbi produktet
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe targeteve
- Patentë shoferi e vlefshme dhe gatishmëri për lëvizje në terren

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-specialist-at-davines-albania-4395651467

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/sales-specialist-at-davines-albania-4395651467
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com