Specialist/e Kontabiliteti
HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Specialist/e Kontabiliteti

0 EUR
Tirana, Albania
3 shikime
Postuar: 11.12.2025
Punë/Tenderë
Gjendja I përdorur

Përshkrimi

**ITD shpk, kërkon të punësojë:**

**Specialist/e në Kontabilitet**

**E rëndësishme:**
Kandidati/ja duhet të jetë i/e disponueshëm/me të nisë punë brenda
**Janarit 2025**
.

**Rreth nesh**

ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Regjistrimi i pagesave ndaj furnitorëve dhe arkëtimeve nga klientët, në përputhje me dokumentacionin dhe afatet përkatëse.
- Regjistrimi dhe kontabilizimi korrekt i faturave të shpenzimeve sipas standardeve kontabël dhe klasifikimit të tyre.
- Kontabilizimi i qirasë dhe tatimeve të ndryshme (TVSH, tatim në burim, tatim fitimi etj.).
- Kontrolli dhe përgatitja mujore e raporteve të librit të blerjes dhe shitjes, si dhe rakordimi me platformën SelfCare të tatimeve.
- Rakordime periodike me palët e treta (klientë dhe furnitorë), sipas procedurave të brendshme.
- Hartimi dhe ndjekja e raportit të Cash Flow, duke ofruar një panoramë të qartë mbi gjendjen financiare të kompanisë.

**Kualifikimet e kërkuara**

- Diplomë universitare në Ekonomi ose Financë – Kontabilitet.
- Preferohet eksperiencë me Microsoft Dynamics NAV ose Business Central.
- Minimumi 1-2 vite eksperiencë pune në fushën e financës dhe kontabilitetit.
- Njohuri të mira në kontabilitet (blerje, shitje, import, eksport, listëpagesa).
- Njohuri solide mbi legjislacionin tatimor.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar presionin e punës.
- Iniciativë, fleksibilitet dhe përgjegjshmëri në detyrë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

**Çfarë ofrojmë?**

- **Paga: 65,000 – 80,000 lekë neto**
(në varësi të eksperiencës).
- Mundësi për zhvillim profesional në një ambient dinamik.
- Sigurim shëndetësor privat.
- Zyrë në qendër të Tiranës, me kushte moderne pune.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e\_mail: 
**humanresources@infosoftgroup.com.al**

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-kontabiliteti-at-hr-ims-infosoft-management-services-4349538873

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-e-kontabiliteti-at-hr-ims-infosoft-management-services-4349538873
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com