Specialist i Kontabilitetit
Automaster Albania

Specialist i Kontabilitetit

Tirana, Tirane, Albania
0 shikime
Postuar: 05.04.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

**Bashkohu me Ekipin Tonë: Specialist i Kontabilitetit**

Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durres, Km.4| Full-time | Midd-Senior|

**AUTO MASTER**
është Importues automjetesh për markat
**FIAT, FIAT Proffesional, Jeep, Alfa Romeo**
dhe
**Mazda**
dhe ofron tregtim, shërbime të plota për automjete të reja dhe ekzistuese.

Jemi në kërkim të një
**Kontabilist/e**
, për proceset që lidhen me regjistrimet kontabël , bankës, etj duke siguruar saktësi, korrektësi dhe respektim të procedurave të brendshme.

**Çfarë do të bësh në këtë rol**

*Detyra per veprimet ne sistemin financiar/kontabël:*

-   Regjistron në mënyrë të saktë dhe në kohë faturat e blerje duke i rakorduar me platformën selfcare;

-   Regjistron faturat e huaja të importeve të automjeteve, regjistron deklaratat doganore të automjeteve;

-   Kontrollon dokumentacionin justifikues për shpenzimet, perfshirë faturat, kontratat, procesverbalet dhe dokumentet e tjera përkatëse;

-   Ndjek detyrimet ndaj furnitorëve dhe bën rakodimet me to;

-   Ekzekuton dhe regjistron pagesat e arkes sipas dokumentave tatimore;

-   Regjistron transaksionet bankare dhe bën rakordimet perkatese;

-   Mbështet procesin e pagesave të furnitorëve duke përgatitur evidencat, listat dhe rakordimet përkatëse.

-   Kryen rakordimin e llogarive të lidhura me parapagimet;

-   Bashkëpunon me CFO për saktësinë dhe plotësinë e dokumentacionit financiar;

-   Siguron ruajtjen, arkivimin dhe gjurmueshmërinë e dokumentacionit kontabël dhe financiar të aktivitetit administrativ;

-   Mbështet auditimet, kontrollet dhe verifikimet e brendshme ose të jashtme për fushën që mbulon.

-   Kryen detyra të tjera kontabël dhe administrative sipas udhëzimeve të CFO-së;

**Çfarë sjell në këtë rol**

-  Arsim i lartë, niveli Bachelor, preferohet në Financë, Kontabilitet;

-  Përvojë në kontabilitet, financë ose administrim dokumentacioni financiar 3 deri ne 5 vjet;

-  Njohuri të mira mbi parimet e kontabilitetit, dokumentacionin financiar dhe klasifikimin e transaksioneve;

-  Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajit;

-  Aftësi të mira organizative dhe në administrimin e dokumentacionit;

-  Njohuri të mira të Excel-it, programeve financiare, preferohet Financa 5 dhe sistemeve ERP;

-  Aftësi për të punuar me afate dhe volume dokumentesh;

-  Integritet, korrektësi dhe ruajtje e konfidencialitetit;

**Pse të bashkohesh me ne**

-  Do të zhvillohesh profesionalisht në një kompani me standarde të larta dhe procese të strukturuara.

-  Do të jesh pjesë e një ekipi që vlerëson korrektësinë, profesionalizmin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

-  Do të punosh në një mjedis dinamik, me mundësi reale për rritje profesionale.

**Gati për të aplikuar?**

**D**
ërgo
**CV-në tënde**
me subjektin:
**“Specialist Finance/Kontabilitet”**
në adresën:
**communication@automaster.al**

**Mirëpresim CV-në tuaj deri në datën 19.04.2026.**

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-kontabilitetit-at-automaster-albania-4397558541

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-i-kontabilitetit-at-automaster-albania-4397558541
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com