Specialist Prokurimesh
DM Consulting Services

Specialist Prokurimesh

Tirana, Tirane, Albania
36 shikime
Postuar: 29.01.2026
Punë/Tenderë

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

**Pozicioni:**
Specialist Prokurimesh

**Vendndodhja:**
Tiranë

**Përmbledhja e pozicionit:**
Specialisti i Prokurimeve krijon dhe mirëmban bazën e të dhënave të shitësve, furnitorëve, sipas objektivave dhe qëllimit të kompanisë. Kryen procesin e prokurimit sipas kërkesave dhe duke respektuar buxhetin e projekteve specifike të kompanisë.

**Detyrat dhe Përgjegjësitë:**

- Kryen kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët e mundshëm, për sigurimin e produkteve dhe/ose materialeve të nevojshme sipas specifikimeve dhe kërkesave të projektit përkatës;
- Përgatit kërkesën për ofertë në bazë të nevojave të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara nga departamentet e ndryshme të kompanisë;
- Analizon ofertat e marra si dhe çdo informacion apo të dhënë tjetër, për të përcaktuar ofertën më të mirë në përputhje me kërkesat e projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara;
- Kryen takime me furnitorët për të përcaktuar kushtet e shitjes, disponueshmërinë e produkteve dhe/ose materialeve si dhe negocion me ta për kushte më të favorshme të ofertës;
- Koordinohet me furnitorët dhe/ose departamentin e logjistikës për porositë që kryhen për t’u siguruar që ato të mbërrijnë në kohë, si dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me porositë e padërguara;
- Përgatit dhe rifreskon bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet për furnitorët dhe shitësit;
- Përgatit grafikun e prokurimeve, e monitoron dhe e rifreskon sipas nevojave të kantiereve të Kompanisë;
- Qëndron i përditësuar mbi tendencat e tregut.

**Edukimi:**
 Diplomë në Inxhinieri Ekonomike ose degë të tjera inxhinierike;

**Eksperienca:**
 Eksperiencë pune minimumi 2 vite.

**Aftësi të tjera:**

- Aftësi shumë të mira komunikimi, pune në grup si dhe dedikim në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;
- Aftësi për të përmbushur me sukses dhe në kohë objektivat e kërkuara;
- Aftësi analitike, negociuese dhe ndërvepruese;
- Të ketë njohuri në përdorimin e paketës MC Office dhe MS Projects.

**Përfitimet:**

- Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
- Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-prokurimesh-at-dm-consulting-services-4356540178

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
I moshuar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://al.linkedin.com/jobs/view/specialist-prokurimesh-at-dm-consulting-services-4356540178
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com