Vleresues i pasurive te luajtshme
DEKRA Arbeit Group Albania

Vleresues i pasurive te luajtshme

Tirana, Tirane, Albania
18 shikime
Postuar: 23.12.2025
Punë/Tenderë

Përshkrimi

Po rekrutojmë –
**Vlerësues i Pasurive të Luajtshme**

DEKRA Arbeit Albania, në emër të një institucioni financiar jobankar, është në kërkim të një
**Vlerësuesi të Pasurive të Luajtshme**
për t’iu bashkuar ekipit profesional në
**Zyrën Qendrore, Tirane**
.

Ky pozicion përfaqëson një mundësi shumë të mirë për profesionistë me formim juridik/ekonomik, të interesuar për vlerësimin e pasurive të luajtshme, ndjekjen e procedurave ligjore për kolateralet dhe bashkëpunimin me departamente të ndryshme në një mjedis të strukturuar dhe profesional.

**Përgjegjësitë Kryesore:**

- Zbaton me korrektësi procedurat, rregullat dhe manualet që rregullojnë aktivitetin e institucionit.
- Ndjek dhe azhornon kuadrin e brendshëm rregullator në përputhje me ndryshimet e legjislacionit shqiptar që lidhen me vlerësimin e pasurive të luajtshme.
- Ofron asistencë ligjore për departamentet dhe degët rajonale në çështje që lidhen me vlerësimin e pasurive të bllokuara si kolateral kredie.
- Jep opinion ligjor për Komitetin e Vlerësimit dhe Shitjes së Pronave lidhur me:
- Marrjen në pronësi të pasurive të luajtshme të klientëve debitorë, të propozuara nga shërbimi përmbarimor pas përfundimit të procedurave ligjore;
- Vlerësimin e ofertave për shitjen e pasurive të luajtshme që kanë kaluar në pronësi të institucionit.
- Kryen vlerësimin juridik dhe ekonomik të raporteve të vlerësimit të përgatitura nga shërbimi përmbarimor.
- Përgatit përgjigje, sqarime dhe dokumentacion për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera lidhur me pasuritë e luajtshme kolaterale.
- Ndjek procedurat ligjore në gjykatë për çështje që lidhen me raportet e vlerësimit gjatë proceseve përmbarimore.
- Bashkëpunon me Departamentin e Riskut dhe Financës për përgatitjen e raporteve vjetore për auditim, lidhur me vlerën aktuale (amortizimin) e kolateralit.
- Përgatit raporte dhe materiale sipas kërkesës së drejtuesve.
- Punon vazhdimisht për zhvillimin profesional përmes trajnimeve, literaturës dhe shkëmbimit të eksperiencave.
- Kryen çdo detyre tjeter qe i ngarkohet nga Pergjegjesi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Departamentit.

**Kualifikimet dhe Aftesite:**

- Diplomë universitare në Drejtësi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- **Licenca**
për vlerësim të pasurive të luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose certifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”;
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar që lidhet me vlerësimin e pasurive dhe procedurat përmbarimore.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-departamental.
- Integritet profesional dhe aftësi për të punuar me dokumentacion ligjor dhe financiar.

**Të interesuarit mund të dërgojnë aplikimet në:**
info.al@dekra.com

Vetëm kandidatët e përzgjedhur (
*shortlisted*
) do të kontaktohen.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.*

Location: Tirana, Tirane, Albania

Apply here: https://dekra-albania.talentlyft.com/jobs/vleresues-i-pasurive-te-luajtshme-cfYf/new

Specifikimet

Lloji i Punësimit
Kohë e plotë
Niveli i Përvojës
Mesatar
Puna në Distancë
Jo
Periudha e Pagës
Mujore
Metoda e Aplikimit
Website
URL për Aplikim
https://dekra-albania.talentlyft.com/jobs/vleresues-i-pasurive-te-luajtshme-cfYf/new
Kërkohet CV
Po

Informacioni i shitësit

Admin User
Anëtar që nga: 2025

Kontakto shitësin

+355691234567
admin@shpallje.com