Kthehu te lista
Punë

Agjent Terreni

Brunes Group Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Pozicion Vakant: *Agjent Terreni*** Brunes sh.p.k., kompani lider në tregtimin e materialeve të ndërtimit, hidrosanitareve dhe produkteve për ambiente të jashtme, është në kërkim të një Agjenti Terreni energjik dhe të motivuar për të zgjeruar rrjetin e saj të klientëve dhe për të promovuar linjën e produkteve outdoor. **Përgjegjësitë kryesore:** - Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj në terren - Prezantimi dhe promovimi i produkteve outdoor tek klientët ekzistues dhe potencialë - Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre - Arritja e objektivave mujore të shitjeve - Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe performancën në terren - Monitorimi i tregut dhe konkurrencës **Kualifikimet e kërkuara:** - Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në terren) - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi - Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup - Patentë drejtimi (kategori B) - Njohuri bazë të produkteve outdoor përbëjnë avantazh - Nivel i mirë organizimi dhe orientim drejt rezultateve **Ofrohen:** - Bonus bazuar në performancë 💰 - Makinë në përdorim 🚗 Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/agjent-terreni-at-brunes-group-4399740614
Niveli: mid level

Publikuar 14/04/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme