Punë
Analist Kredie
Kredo.al
Përshkrimi
**Rreth nesh**
ECFASh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar
*për pozicionin*
***Analist Kredie***
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore**
- Analizon aplikimet për kredi dhe dokumentacionin mbështetës të klientëve individë dhe biznese.
- Kryen analizë financiare të individëve duke vlerësuar të ardhurat, shpenzimet, angazhimet ekzistuese dhe aftësinë paguese.
- Kryen analizë financiare të bizneseve përmes interpretimit të pasqyrave financiare, qarkullimit bankar, cash-flow, fitimit neto dhe treguesve financiarë.
- Vlerëson qëndrueshmërinë financiare të klientit dhe aftësinë për të përmbushur detyrimet e kredisë.
- Analizon historikun kreditor dhe identifikon riskun potencial të mospagimit.
- Verifikon saktësinë dhe vlefshmërinë e dokumentacionit financiar dhe ligjor.
- Përgatit raporte analitike dhe rekomandime për aprovimin ose refuzimin e aplikimeve për kredi.
- Kryen vlerësimin e kolateralit dhe siguron që garancitë të jenë në përputhje me kërkesat e institucionit.
- Monitoron portofolin ekzistues të kredive dhe identifikon klientët me risk të lartë.
- Bashkëpunon me departamentet e shitjes, riskut, ligjorit dhe operacioneve për përpunimin e aplikimeve.
- Siguron respektimin e politikave të brendshme, procedurave operacionale dhe kërkesave rregullatore.
- Mban komunikim profesional me klientët për sqarime, dokumentacion shtesë dhe ndjekjen e procesit të aplikimit.
**Analiza Financiare**
- Analizon pasqyrat financiare të biznesit, përfshirë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe cash-flow.
- Llogarit dhe interpreton tregues financiarë si likuiditeti, rentabiliteti, niveli i borxhit dhe aftësia paguese.
- Vlerëson stabilitetin financiar dhe performancën ekonomike të biznesit në periudha të ndryshme.
- Analizon burimet e të ardhurave dhe qëndrueshmërinë e tyre për individët dhe bizneset.
- Përgatit projeksione financiare dhe simulime të pagesave të kredisë kur kërkohet.
- Identifikon faktorët kryesorë të riskut dhe propozon masa për minimizimin e tyre.
**Kërkesat kryesore**
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomik, Bankë ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në analizë kredie, financë ose sektorin bankar përbën avantazh.
- Njohuri të mira të analizës financiare dhe vlerësimit të riskut kreditor.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e Microsoft Excel dhe programeve financiare.
- Aftësi analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe pune në grup.
- Integritet, konfidencialitet dhe profesionalizëm i lartë.
**Benefitet**
ECFA Sh.a dëshiron të krijoje një ambjent të veçantë pune dhe është krenar për mundësite e barabarta të punësimit që ofron.
ECFA Sh.a përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron edhe benefite të tjera, të cilat janë:
1. *Paketa e Sigurimit Shendetësor Privat*
2. *Fondi I pensionit privat*
3. *Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale*
4. *Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese*
**Instruksione mbi aplikimin**
Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:
**Zonën e Tiranës**
https://talent.sage.hr/jobs/89780711-b411-4a3a-b69d-8173f8d07fa6
**Zonën Elbasan, Librazhd**
https://talent.sage.hr/jobs/ce8e295e-19d7-4fa5-bba4-eee640153a26
**Zonën Korce, Pogradec, Bilisht, Maliq**
https://talent.sage.hr/jobs/7e137898-3385-46e0-86bc-8747bfdbeeb8
**Zonën Berat -Fier – Lushnje - Vlore**
https://talent.sage.hr/jobs/11a750e2-a0df-4160-875e-35b07ec219e2
**Zonën Durrës, Kavajë**
https://talent.sage.hr/jobs/d84fd8df-62cf-4d2f-b269-671cd7f16da3
**Zonën Shkoder, Lezhe, Lac**
https://talent.sage.hr/jobs/1530a8a5-5075-4b22-8fe0-bbfaed9008d7
Puna remote: Po
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/analist-kredie-at-kredo-al-4434830124
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim