Kthehu te lista
Punë

Arkitekt/e Zbatimi

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k** . është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.** **Pozicioni:** Arkitekt/e Zbatimi **Vendndodhja:** Durrës **Përmbledhja e Pozicionit:** Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, të paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve dhe të materialeve. **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Studion dhe njihet me projektin e zbatimit, plan-sistemimet e përgjithshme, projektin e infrastrukturës, specifikimet teknike dhe të gjithë elementeve të tjerë të projektit; - Sigurohet që materialet e dhëna të jenë të plota dhe të gatshme për zbatim në raport me disiplinat e projektit në përputhje me kostot dhe afatet e projektit; - Përgatit në kohë vizatimet, detajet, azhornimet dhe raportimet periodike sipas kërkesave të stafitteknik të zbatimit dhe grafikut të punimeve; - Analizon ofertat për përputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij; - Bashkëvepron/ndihmon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave arkitekturore; - Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve; - Dokumenton të gjitha fazat e projektit dhe mban dokumentacionin/regjistrin përkatës për azhornimet e projekteve; - Njihet dhe zbaton procedurat e shoqërisë me nënkontraktorët, me kontratat e projektuesve dhe zbatuesve; - Menaxhon porositë e materialeve të rifiniturave në kantier sipas projekteve dhe kërkesave të klientëve. **Kualifikimet dhe aftësitë** : **Edukimi** : Diplomë në **Arkitekturë** ;​ **Eksperienca** : Eksperiencë pune mbi **2 vjet si arkitekt/ e në zbatim;** - Të ketë aftësi kreative dhe organizative; - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë; - Të punojë i/e pavarur në projektim; - Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi; - Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi; - Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional. **Përfitimet:** - Një ambient mikpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht; - Përfshija në projekte sfiduese; - Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional; - Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë. **Mënyra e aplikimit:** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera. \*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-zbatimi-at-progeen-construction-4377381462
Niveli: mid level

Publikuar 02/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme