Kthehu te lista
Punë

Arkitekt/e Zbatimi

Progeen Construction Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**PROGEEN sh.p.k** . është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti. **Pozicioni:** Arkitekt/e Zbatimi **Vendndodhja:** Durrës **Përmbledhja e Pozicionit:** **Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen përgatitjen e vizatimeve arkitekturore, të paketave të tenderimit, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve, afatet e punimeve dhe të materialeve.** **Detyrat dhe Përgjegjësitë:** - Kontrollon përputhjen e punimeve arkitekturore në kantier me projektin e miratuar - Mbikëqyr realizimin e detajeve të fasadës, veshjeve të brendshme, lyerjeve dhe finiturave - Konsulton dhe ndihmon në përzgjedhjen e materialeve në terren sipas specifikimeve të projektit - Kontrollon ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialeve për të reduktuar mbetjet dhe optimizon koston e zbatimit - Identifikon mospërputhjet gjatë zbatimit dhe propozon zgjidhje teknike në koordinim me projektuesit dhe mbikëqyrësit - Përgatit dhe dorëzon As Built Drawings për punimet arkitekturore të realizuara - Ndihmon ekipin e QA/QC për inspektimet e cilësisë së punimeve arkitekturore - Siguron që zbatimi të jetë në përputhje me standardet e kërkuara të projektit - Ndjek procesin e instalimit të elementeve dekorativë, fasadës dhe finiturave të brendshme - Raporton për progresin e punimeve arkitekturore dhe dokumenton çdo ndryshim të kryer në terren - Bashkëpunon me inxhinierët e strukturës dhe MEP për koordinimin gjatë zbatimit **Kualifikimet dhe aftësitë:** **Edukimi** : Diplomë në Arkitekturë **Eksperienca** : Eksperiencë pune mbi 5 vite si arkitekt/ e në zbatim - Të ketë aftësi kreative dhe organizative - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i/e aftë të punojë në grup duke bashkërenduar punën me kolegët e tjerë - Njohuri të mira për programet si: AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi **Përfitimet:** - Ambienti mikpritës dhe dinamik - Përfshirje në projekte sfiduese - Mundësi për rritje profesionale - Për personat me banim në Tiranë transporti ofrohet nga kompania **Mënyra e aplikimit:** Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën **hr@progeen.com** (duke specifikuar në subjekt të email-it **titullin e pozicionit** ) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera. “ *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit* Ligjit nr. 124/2024 *“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”* **Departamenti:** Departamenti i Arkitekturës **Vendodhja:** Durrës Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/arkitekt-e-zbatimi-at-progeen-construction-4428929594
Niveli: mid level

Publikuar 22/06/2026 · Skadon 21/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme