Kthehu te lista
Punë
Logo Rekrutime Agikons

Asistent/e Menaxher/e Shitjesh

Rekrutime Agikons

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Ndërtimtari & Patundshmëri
**Agikons sh.p.k** është kompani ndërtimi me 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambient mikpritës dhe të ndihet i vlerësuar për çdo kontribut që jep në kompani me punën dhe eksperiencën e tij. Në Agikons sh.p.k., secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur te rezultatet e punës. Ne jemi në kërkim të një **Asistent/e Menaxher/e Shitjesh.** **Detyrat:** Drejton ekipin që: - Asiston procesin e shitjes së njësive (pa qenë përgjegjës për shitjen e pronës) - Realizon shitje të produkteve dhe shërbimeve opsionale Vendos objektiva të qarta për: - Cilësinë e shërbimit - Korrektësinë e procesit - Performancën e shitjes së produkteve opsionale Trajnon ekipin mbi: - Produktet opsionale dhe kostot - Kufijtë teknikë të ndryshimeve - Komunikimin dhe negocimin me klientët Mbështet menaxherët e shitjes gjatë: - Takimeve me klientë të rinj - Prezantimit të projektit dhe opsioneve standarde - Përgatitjes së dokumentacionit deri në mbylljen e kontratës - Siguron kalim të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas kontratës **Kualifikimet:** - Diplomë universitare (Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme) - Minimumi 3 vite eksperiencë në ndërtim / real estate - Eksperiencë në: after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling), koordinim multi-projekt - Njohuri të mira të proceseve teknike dhe kontraktuale në ndërtim **Aftësi & Kompetenca Kyçe:** - Lidership operacional & komercial - Aftësi negocimi për produkte me vlerë të shtuar - Orientim drejt klientit dhe rezultateve - Mendim analitik dhe vëmendje ndaj kostove - Aftësi shumë të mira koordinuese ndër-departamentale Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4454632068/
Niveli: mid level

Publikuar 21/08/2026 · Skadon 20/10/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme