Kthehu te lista
Punë

Business Development Partner

EMI-CC COACHING AND CONSULTING Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Kërkohet një Krah i Djathtë të EMI-CC** Pas më shumë se 20 vitesh pune me CEO, pronarë biznesesh, aksionerë dhe drejtues të lartë, po zgjeroj një rol strategjik te EMI-CC: **Business Development Partner** Nuk po kërkoj një punonjës tradicional. Po kërkoj një profesionist me histori suksesi, mendësi sipërmarrëse dhe aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e biznesit. Ky person do të: \* Drejtojë procesin nga klienti potencial deri te klienti që investon në shërbimet tona. \* Koordinojë skuadrën e dedikuar për zhvillimin dhe konvertimin e klientëve. \* Zhvilloje e ndjekë mundësitë që vijnë nga eventet, programet, librat, sfidat dhe iniciativat e EMI-CC. \* Kontribuojë në rritjen dhe zgjerimin e biznesit. \* Bëhet një partner i besuar në fazën e ardhshme të zhvillimit të EMI-CC në projektet në zhvillim Kërkoj dikë me: ✓ Rezultate të provuara në business development, consulting, coaching, partneritete strategjike ose client relationship management. ✓ Pjekuri profesionale, integritet dhe përgjegjshmëri të lartë. ✓ Aftësi për të krijuar besim dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata. ✓ Komoditet në bashkëpunimin me sipërmarrës, CEO dhe vendimmarrës. ✓ Aftësi për të menduar strategjikisht dhe për të çuar gjërat deri në fund. ✓ Mundësisht me biznes ose portofol biznesi të vetin (PF) Përparësi kanë personat që kanë qenë pjesë e programeve të EMI-CC dhe njohin nga afër filozofinë dhe standardet tona të punës. Ky rol është krijuar për profesionistë të pavarur, konsulentë, coach, trainerë dhe sipërmarrës që kërkojnë të kontribuojnë në Shqipëri, UK, Gjermani, Greqi dhe SHBA, në projekte me ndikim dhe potencial afatgjatë bashkëpunimi me EMI-CC. Puna remote: Po Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/business-development-partner-at-emi-cc-coaching-and-consulting-4429451316
Niveli: mid level

Publikuar 24/06/2026 · Skadon 23/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme