Punë
Business Development Partner | Një rol strategjik në EMI-CC
EMI-CC COACHING AND CONSULTING
Përshkrimi
Pas më shumë se 20 vitesh pune me CEO, pronarë biznesesh, aksionerë dhe drejtues të lartë, po zgjeroj një rol strategjik te EMI-CC:
Business Development Partner
Nuk po kërkoj një punonjës tradicional.
Po kërkoj një profesionist me histori suksesi, mendësi sipërmarrëse dhe aftësi të shkëlqyera në ndërtimin e marrëdhënieve dhe zhvillimin e biznesit.
Ky person do të:
\* Drejtojë procesin nga klienti potencial deri te klienti që investon në shërbimet tona.
\* Koordinojë skuadrën e dedikuar për zhvillimin dhe konvertimin e klientëve.
\* Zhvilloje e ndjekë mundësitë që vijnë nga eventet, programet, librat, sfidat dhe iniciativat e EMI-CC.
\* Kontribuojë në rritjen dhe zgjerimin e biznesit.
\* Bëhet një partner i besuar në fazën e ardhshme të zhvillimit të EMI-CC në projektet në zhvillim
Kërkoj dikë me:
✓ Rezultate të provuara në business development, consulting, coaching, partneritete strategjike ose client relationship management.
✓ Pjekuri profesionale, integritet dhe përgjegjshmëri të lartë.
✓ Aftësi për të krijuar besim dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata.
✓ Komoditet në bashkëpunimin me sipërmarrës, CEO dhe vendimmarrës.
✓ Aftësi për të menduar strategjikisht dhe për të çuar gjërat deri në fund.
✓ Mundësisht me biznes ose portofol biznesi të vetin (PF)
Përparësi kanë personat që kanë qenë pjesë e programeve të EMI-CC dhe njohin nga afër filozofinë dhe standardet tona të punës.
Ky rol është krijuar për profesionistë të pavarur, konsulentë, coach, trainerë dhe sipërmarrës që kërkojnë të kontribuojnë në Shqipëri, UK, Gjermani, Greqi dhe SHBA, në projekte me ndikim dhe potencial afatgjatë bashkëpunimi me EMI-CC.
Ky është një ri-publikim i kësaj mundësie, pasi gjatë procesit kemi njohur kandidatë shumë cilësorë dhe dëshirojmë t'ia japim mundësinë edhe profesionistëve të tjerë që mund të mos e kenë parë njoftimin e parë.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/business-development-partner-nj%C3%AB-rol-strategjik-n%C3%AB-emi-cc-at-emi-cc-coaching-and-consulting-4434830506
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim