Kthehu te lista
Punë
Logo Vizion Plus

Drejtor i Shitjeve dhe Reklamave

Vizion Plus

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Drejtor i Shitjeve të Reklamave (Advertising Sales Director)** **Qëllimi i Pozicionit** **Drejton strategjinë komerciale të Media Vizion Sh.a.,** me fokus maksimizimin e të ardhurave nga reklamat televizive dhe digjitale, sponsorizimet, projektet speciale, partneritetet komerciale dhe formatet e integruara të komunikimit. Udhëheq ekipin e shitjeve, zhvillon marrëdhënie strategjike me klientët dhe agjencitë mediatike, si dhe siguron arritjen e objektivave komerciale të kompanisë. **Përgjegjësitë Kryesore** **·** Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve dhe planin vjetor të të ardhurave. ·   Zhvillon dhe zgjeron portofolin e klientëve strategjikë dhe marrëdhëniet me agjencitë e reklamave. ·   Identifikon mundësi të reja biznesi dhe burime alternative të të ardhurave. ·   Maksimizon shitjen e inventarit publicitar dhe mbikëqyr strategjinë e çmimeve. ·  Vendos dhe monitoron objektivat e ekipit përmes KPI-ve të qarta, duke analizuar rezultatet dhe ndërmarrë masa për përmirësim. ·  Bashkëpunon ngushtë me Marketingun, Programacionin, Digitalin dhe Financën për zhvillimin e produkteve reklamuese, sponsorizimeve dhe monitorimin e performancës financiare. **Kërkesat për Pozicionin** ·     Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme. ·     Minimumi 7 vite eksperiencë në shitje ose zhvillim biznesi, me të paktën 3 vite në rol drejtues. ·     Eksperiencë në industrinë e medias, reklamës ose komunikimit përbën avantazh. ·     Aftësi të shkëlqyera negociuese, analitike dhe financiare. ·     Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. **Profili që kërkojmë** Lider me orientim të fortë drejt rezultateve, mendim strategjik dhe komercial, aftësi për zhvillim biznesi, negociim në nivel ekzekutiv dhe menaxhim efektiv të ekipit. **Treguesit Kryesorë të Performancës (KPI)** •     Realizimi i planit të të ardhurave nga reklamat. •     Rritja e klientëve strategjikë dhe e të ardhurave nga partneritetet. •     Shfrytëzimi optimal i inventarit publicitar. •     Rritja dhe rinovimi i kontratave me klientët. •     Performanca dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve. **Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në e plotë, së bashku me informacion mbi arsimin dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit** hr@vizionplus.tv Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.Duke dërguar CV-në në adresën e mësipërme, kandidati pranon që Vizion Plus TV të përpunojë të dhënat personale të paraqitura, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi. Bëhuni pjesë e **Vizion Plus TV** dhe kontribuoni në ndërtimin e një mjedisi pune ku njerëzit dhe talenti vlerësohen dhe zhvillohen. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-i-shitjeve-dhe-reklamave-at-vizion-plus-4438482590
Niveli: mid level

Publikuar 16/07/2026 · Skadon 14/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme