Punë
Drejtor Prodhimi
Everest SHPK
Kamëza, Shqipëri
Të tjera
Përshkrimi
**EVEREST Automotive shpk**
- Fabrika e prodhimit të pjesëve të shasisë dhe gabinave për sektorin e automotivës, është në kërkim të një Drejtor Prodhimi për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.
Pozicioni ka për detyrë të organizoj, drejtoj dhe kontrolloj procesin e prodhimit duke siguruar përputhje me standardet e cilësisë, efikasitetin, respektim të afateve dhe standardeve të sigurisë.
- Pozicioni duhet të garantoj planifikim optimal të burimeve, menaxhim të stafit dhe mirëmbajtje të pajisjeve për një proces të pandërprerë prodhimi.
**Detyrat & Përgjegjësitë Kryesore:**
**- Planifikimi & Organizimi**
- Menaxhon dhe koordinon të gjithë aktivitetin e repartit të prodhimit.
- Harton planin ditor/javor të prodhimit bazuar në porositë dhe prioritetet.
- Së bashku me inxhinierët shpërndan detyrat e punës për çdo grup pune / operator.
- Kryen trajnimet e nevojshme për stafin e departamentit.
**- Mbikëqyrja e Procesit të Prodhimit**
- Siguron që të gjitha fazat e prodhimit kryhen sipas standardeve.
- Kontrollon cilësinë në çdo fazë prodhimi dhe merr masa korrigjuese.
- Monitoron performancën ditore dhe eleminon vonesat teknike / operacionale.
- Kryen raporte ditore/javore/mujore dhe i raporton tek Administratori.
**- Menaxhimi i Stafit**
- Drejton ekipet e prodhimit dhe operatorët e linjave.
- Trajnon dhe zhvillon punonjësit e repartit.
- Vlerëson performancën dhe propozon masa disiplinore/ motivuese kur është e nevojshme.
**- Cilësia & Siguria**
- Zbaton standardet e prodhimit dhe ato të kontrollit të cilësisë.
- Siguron përdorimin e pajisjeve të sigurisë nga punonjësit.
- Dokumenton defektet, mbetjet dhe produktet e dëmtuara.
**Kualifikimet:**
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike, Industriale, ose profil i ngjashëm.
- Minimum 5 vite eksperiencë në prodhim
*(preferohet në fushën e automotivës)*
.
- Eksperiencë në drejtimin e ekipit teknik.
- Njohuri për makineritë dhe pajisjet CNC.
- Aftësi të shkëlqyera për të lexuar vizatime teknike në AutoCad.
- Njohuri në dokumentim, plane prodhimi dhe metoda optimizimi.
- Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhje problemesh.
- Njohuri për standardet e cilësisë dhe teknologjitë e prodhimit.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane.
**Çfarë ne ofrojmë:**
- Pagë konkurruese dhe shpërblim vjetor.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune dinamik dhe stimulues.
- Transport i siguruar nga kompania.
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/drejtor-prodhimi-at-everest-shpk-4415260342
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim