Kthehu te lista
Punë

Ekonomist/e

Kastrati Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** Ekonomist/e **Vendi i punës:** Vlorë **Kastrati Group** , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punësojë një **Ekonomist/e** për zyrat e tij në Vlorë. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj. **Pershkrimi i pozicionit:** Kompania jonë kërkon të punësojë një **Ekonomist/e** me përvojë pune prej të paktën 4–5 vitesh, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin financiar të disa pikave të karburantit, përgatitjen e mbylljeve ekonomike mujore dhe monitorimin e proceseve financiare sipas procedurave të kompanisë. **Detyrat kryesore:** - Mbikëqyrja dhe përgatitja e mbylljes ekonomike mujore për pikat e karburantit - Përgatitja e raporteve financiare dhe analizave të shitjeve dhe shpenzimeve - Monitorimi i transaksioneve dhe faturave, duke siguruar saktësi dhe përputhje me rregulloret - Koordinimi me stafin e secilës pikë karburanti për sigurimin e të dhënave të sakta dhe të plota - Administrimi i programeve Financë 5, Alpha Web, Navision për regjistrimin dhe analizën e të dhënave financiare - Sigurimi i respektimit të ligjeve dhe rregulloreve tatimore, si dhe procedurave të brendshme të kompanisë - Identifikimi i mundësive për optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e proceseve financiare **Kualifikimet dhe kërkesat:** - Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik (Financë, Kontabilitet) - Përvojë pune 4–5 vite në fushën financiare, preferohet eksperiencë në menaxhimin e disa njësive ose degëve të biznesit - Njohuri të avancuara të programeve Financë 5, Alpha Web, Navision - Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe raportuese - Përgjegjësi dhe integritet në menaxhimin e informacionit financiar dhe të dhënave të ndjeshme - Aftësi për të punuar si në ekip ashtu edhe në mënyrë autonome, me fokus në përmbushjen e afateve. **Si të aplikoni:** Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën  **hr@kastratigroup.al** ,duke përmendur në subjekt: “Aplikim për pozicionin Ekonomiste – Vlorë”. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-at-kastrati-4357740793
Niveli: mid level

Publikuar 03/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme