Kthehu te lista
Punë
Logo SiCRED sh.a

Ekonomist/e - Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat

SiCRED sh.a

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
Shoqëria SiCRED sh.a., është pjesë e tregut të Sigurimit të Jetës që prej vitit 2003, duke ofruar për konsumatorin produkte të sigurimit të jetës, shëndetit, aksidenteve dhe jetës me elementë kursimi. SiCRED i cilëson punonjësit e saj si elementin më të rëndësishëm të suksesit dhe arritjeve të deritanishme, ndaj kujdeset që të ofrojë kushte pune të favorshme dhe një ambient komod, ku mbizotëron fryma e bashkëpunimit. SiCRED aktualisht kërkon të punësojë një **ekonomist/e** për pozicionin **“Specialist/e Finance për Arkën dhe Pagesat”** . **Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:** 1. Të ketë mbaruar një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë, Dega Financë përbën avantazh; 2. Të zotërojë shumë mirë programet bazë kompjuterike, Excel i avancuar përbën avantazh; 3. Të zotërojë programin Financa 5 apo program tjetër finance; 4. Të zotërojë aftësi për të punuar në grup dhe aftësi të mira komunikimi; 5. Të jetë disponibël për të punuar edhe jashtë orarit; 6. Njohja në një nivel të përparuar e gjuhës angleze përbën avantazh. **Informacion mbi përshkrimin e punës:** 1. Ndjekja e gjendjes së likuiditeteve dhe e pagesave të detyrimeve; 2. Përgjegjëse për transfertat e vlerave monetare në bankë, online dhe në arkë si dhe i dokumenton ato; 3. Rakordimi dhe ndjekja e detyrimeve ndaj klientëve dhe furnitorëve në kontabilitet dhe Excel; 4. Detyra të tjera në financë (me natyrë të përkohshme apo të përhershme). **Përse duhet të punoni në SiCRED?** Paketë konkurruese përfitimesh për punonjësit: 1. Sigurim privat jete 2. Sigurim privat shëndeti 3. Sigurim privat jete me kursim 4. Fond privat pensioni 5. Një udhëtim stafi në vit 6. Mundësi trajnimi **Informacion mbi pozicionin e punës:** Lloji i punës - **Kohë e plotë** Orari - 08:00-17:00 Vendndodhja - Zyrat Qendrore SiCRED, Tiranë Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin aplikimin e tyre deri në datën **21 korrik 2026,** përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme: - **Me postë,** në adresën: Shoqëria e Sigurimit të Jetës SiCRED sh.a., Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Tiranë - **Me email** : vodo@sicred.com.al, dhoti@sicred.com.al, contact@sicred.com.al - **Nga LinkedIn** *\*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.* Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekonomist-e-specialist-e-finance-p%C3%ABr-ark%C3%ABn-dhe-pagesat-at-sicred-sh-a-4435676849
Niveli: senior

Publikuar 09/07/2026 · Skadon 07/09/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme