Kthehu te lista
Punë

Ekspert Fiskal

EB INVEST Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
EB Invest, në emër të një klienti, është në kërkim të një **Eksperti Fiskal** , i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin e çështjeve fiskale dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor në fuqi. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të thelluara në fushën e fiskalitetit dhe aftësi të forta analitike. Detyrat dhe përgjegjësitë: - Menaxhon procesin fiskal dhe siguron përputhshmëri me legjislacionin në fuqi, duke ndjekur dhe zbatuar ndryshimet ligjore/procedurat e brendshme. - Përgatit, kontrollon dhe dorëzon deklarimet tatimore në afat (TVSH, Tatim Fitimi, TAP, paga/sigurime, tatime lokale), si dhe ndjek rimbursimin e TVSH-së kur aplikohet. - Kontrollon faturimin dhe dokumentacionin fiskal (shitje/blerje), administron librat/regjistrat dhe siguron arkivim të rregullt dhe të organizuar. - Rakordon detyrimet tatimore me kontabilitetin dhe harton raporte periodike/analiza për drejtuesit, duke propozuar përmirësime procesesh dhe masa për uljen e rreziqeve fiskale. - Koordinon komunikimin me administratën tatimore dhe audituesit, përgatit dokumentacionin mbështetës dhe mbështet kompaninë gjatë kontrolleve/inspektimeve deri në mbyllje. - Këshillon departamentet e tjera për trajtimin fiskal të transaksioneve, kontratave dhe rasteve specifike. Kualifikimet: - Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme. - Eksperiencë pune në fushën fiskale. - Njohuri shumë të mira të legjislacionit fiskal shqiptar. - Aftësi analitike dhe organizative shumë të mira. - Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup. - Njohuri të programeve financiare/kontabël (avantazh). Çfarë ofrojmë: - Ambient pune profesional dhe bashkëpunues. - Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme. - Paketë konkurruese financiare. - Mundësi për të qenë pjesë e një kompanie në rritje dhe me vizion të qartë. Procesi i përzgjedhjes: - Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën info@ebinvest.al - deri më datë 31/01/2026 ora 17:00. - Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë. - Vendodhja e punës është në Xhafzotaj, Durrës. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/ekspert-fiskal-at-eb-invest-4354088373
Niveli: mid level

Publikuar 21/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme