Punë
Facade Design Engineer / Architect
Kastrati Construction
facade-design-engineer-architect-cs3tvv
Përshkrimi
**Pozicioni:**
Inxhinier / Arkitekt Projektimi për Fasadat
**Niveli i eksperiencës në pozicion:**
Mbi 5 vite (Minimalisht 1 vit në projektim fasadash).
**Vendndodhja:**
Rr. Skerdilajd Llagami, ish Sheraton, Tirane.
Pozicioni është kryesisht me bazë në zyrë dhe fokusohet në projektimin 2D/3D, përgatitjen e vizatimeve teknike, detajeve të zbatimit dhe koordinimin me ekipet e montimit të fasadës.
**Përgjegjësitë Kryesore:**
1. Përgatitja e vizatimeve teknike të detajuara për sistemet e fasadave.
2. Hartimi i detajeve teknike dhe vizatimeve të zbatimit (shop drawings) bazuar në projektet arkitekturore, kërkesat e projektit dhe specifikimet teknike.
3. Përdorimi i AutoCAD, Revit dhe programeve të tjera të projektimit për përgatitjen e vizatimeve teknike.
4. Projektimi i zgjidhjeve teknike dhe detajeve të lidhjeve të fasadës, duke përfshirë lidhjet me strukturën, muret, soletat dhe elementët e tjerë të ndërtesës.
5. Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave, listave të materialeve dhe dokumentacionit teknik të nevojshëm për prodhimin dhe montimin e fasadave.
6. Kontrolli i matjeve dhe të dhënave të marra në kantier dhe përfshirja e ndryshimeve të nevojshme në projektet dhe vizatimet teknike.
7. Sigurimi i saktësisë, cilësisë dhe përputhshmërisë së projekteve dhe vizatimeve teknike të fasadave me specifikimet e projektit, standardet teknike dhe kërkesat e kompanisë.
**Kërkesat për Kandidatin:**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Arkitekturë, ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë miminalisht 1 vjecare në projektimin e fasadave.
- Aftësi në përdorimin e programit inxhinierik AutoCAD, njohje e Revit ose programe të tjera përbën avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe zgjidhje të problemeve teknike.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar projektet arkitekturore dhe strukturore.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me një ekip multidisiplinar inxhinierësh.
\*Kandidatët që plotësojnë kërkesat si më sipër mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email-it: hr@kastraticonstruction.al
Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4458839373/
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim