Kthehu te lista
Punë
Logo VEGA Energy

Inxhinier Topograf Junior

VEGA Energy

inxhinier-topograf-junior-ya9hht

Flamuri i Albania Tiranë, Albania Të tjera
**VEGA Energy**

, pjesë e
**VEGA Group**

, është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit të parqeve fotovoltaike.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit,
**Vega Energy**
kërkon një
**Inxhinier Topograf Junior**
për të mbështetur matjet, piketimin dhe kontrollet topografike gjatë ndërtimit të parqeve fotovoltaike. Puna do të kryhet nën drejtimin e inxhinierit topograf përgjegjës dhe në bashkëpunim me ekipin e kantierit.

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

- Asiston në kryerjen e matjeve topografike të terrenit dhe përpunimin e të dhënave për hartimin e planeve topografike.
- Mbështet vendosjen dhe kontrollin e pikave të referencës, koordinatave dhe kuotave në kantier.
- Asiston në piketimin e pozicioneve të pilotave, themeleve dhe strukturave mbajtëse të paneleve fotovoltaike, sipas projektit të miratuar.
- Kryen, nën mbikëqyrje, piketimin e rrugëve të brendshme, kanaleve të kabllove, sistemit të drenazhimit dhe vendndodhjeve të pajisjeve elektrike.
- Mbështet kontrollin e kuotave, pjerrësive dhe niveleve gjatë punimeve të sistemimit të terrenit dhe gërmimeve.
- Verifikon, nën mbikëqyrje, përputhjen e pozicioneve dhe kuotave të punimeve të realizuara me projektin dhe raporton devijimet e konstatuara.
- Përdor pajisjet topografike, si stacioni total, GPS/GNSS dhe nivela, sipas udhëzimeve të inxhinierit përgjegjës.
- Përpunon të dhënat e matjeve dhe asiston në përgatitjen e vizatimeve në AutoCAD/Civil 3D.
- Mbështet realizimin e matjeve përfundimtare dhe përgatitjen e dokumentacionit topografik të gjendjes së realizuar (as-built).
- Mban të organizuar regjistrat e matjeve, skedarët dhe raportet e punës.
- Bashkëpunon me drejtuesin e kantierit dhe ekipet e zbatimit për koordinimin e punimeve topografike.
- Kujdeset për përdorimin dhe ruajtjen e pajisjeve topografike dhe raporton çdo problem teknik.
- Respekton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë gjatë aktiviteteve në kantier.
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga eprori, në përputhje me pozicionin dhe nivelin e tij të përgjegjësisë.

**Kualifikimet dhe aftësitë:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Gjeodezike/Topografi ose fushë të ngjashme.
- Kandidat/e në fillim të karrierës profesionale; praktika ose përvoja në kantier përbën avantazh.
- Njohuri bazë në përdorimin e pajisjeve topografike dhe programit AutoCAD; njohja e Civil 3D përbën avantazh.
- Aftësi për të lexuar plane, koordinata dhe kuota.
- Saktësi, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në grup.
- Gatishmëri për punë në terren dhe lëvizje në kantieret e kompanisë.
- Preferohen kandidatët me vendbanim në Fier ose në zonat përreth, por kjo nuk përbën kusht të detyrueshëm.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën rekrutime@vegagroup.al me subjekt
**“Inxhinier Topograf Junior”**
, ose klikoni në opsionin
**“Apply”**
për të dorëzuar aplikimin tuaj.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4480654854/
Niveli: junior

Publikuar 23/10/2026 · Skadon 22/12/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme