Kthehu te lista
Punë

Finance Officer

EME ASHENSOR GROUP Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**EME ASHENSOR GROUP SH.P.K** operon në treg nga viti 2009 si distributor ekskluziv i brandit ndërkombëtar **Schindler** në Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës për shitje, instalime, mirëmbajtje të ashensorëve, shkallëve dhe tapeteve lëvizëse. **POZICIONI I PUNËS: NDIHMËS FINANCIERE** **DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË** **Dep.Financës** - Regjistrimi ne programin Alpha web i faturave blerje/shitje, autofatura karburanti (Shqiperi/Kosove) - Kontroll i detajuar i te dhenave te faturave te blerjeve dhe komunikimi me personat e stafit EME qe kane bere blerjet, si edhe mbajtja e nje databaze per materialet e punes te blera per stafin - Regjistrimi i veprimeve bankare derdhje/terheqje (Shqiperi/Kosove) - Kontrolli dhe regjistrimi i veprimeve te arkes, arketime/pagesa (Shqiperi/Kosove) - Rakordimi i dietave te paguara per punonjesit me ditet efektive te punes. - Regjistrimi i fleteve doganore import/eskport (Shqiperi/ Kosove) - Shperndarja e sakte e kostove (transport/taksa doganore etj) per secilin artikull (ashensore/pjese kembimi) (Shqiperi/ Kosove) - Identifikimi i sakte i kostove te tjera te lidhura me njesite e shitura, bazuar ne shpenzimet/blerjet e kryera nga furnitoret vendas - Ndjekja dhe regjistrimi i shpenzimeve te kryera per mirembajtjen e automjeteve (Shqiperi& Kosove) - Ndjekja dhe informimi i perdoruesve te automjeteve lidhur me afatet e pagesave te siguracioneve, taksave, kolaudimit - Monitorimi i shpenzimeve te karburantit/telefonit te kryera nga punonjesit EME - Monitorimi dhe pergatitja e raporteve lidhur me levizjet e kryera nga punonjesit me automjetet e punes, nepermjet programeve perkatese te GPS (Shqiperi & Kosove) - Regjistrimi ne kohe reale i kontratave te nenshkruara me klientet/ furnitorin Schindler ne databazen ekzistuese - Pergatitje e raporteve te ndryshme periodike dhe rakordime me zyren kontabel. **Dep.Mirëmbajtjes** - Leshimi i faturave te mirembajtes dhe pjeseve te kembimit si dhe regjistrimi/kontabilizimi i tyre ne programin "Alpha Web", - Regjistrimi i importeve/eksporteve dhe çelja e artikujve te rinj ne programin "Alpha Web", - Plotesimi i tabelave permbledhese te importeve ( *blerje, free of charge, etj* ), - Ndjekja mujore e situacionit te pagesave/detyrimeve dhe mbajtja e kartelave te klienteve, - Mbajtja ditore e veprimeve me Arken ( *hyrjet/daljet* ). - Mbajtja e kontabilitetit ditor dhe mujor te karburantit ( *tabelat permbledhese te rezultatit mujor* ). **KUALIFIKIMET** ·        Te kete perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Ekonomise (preferohet dega Finance). ·        Te kete njohuri mbi programet kompjuterike dhe ato financiare, preferohet Alpha Web. ·        Te kete eksperienc pune minimalisht 2 vite. ·        Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (e detyrueshme.) ·        Te keter aftesi te mira ne komunikim dhe te jete bashkepunues/e ne grup. ·        Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes dhe te jete i/e vemendshem ndaj detajeve. ·        Te jete i/e motivuar dhe i/e pergjegjshem gjate orarit te punes. ·        Te mbroje te drejten intelektuale te kompanise dhe te gjithe informacionin qe do t’i jepet nga kompania. ·        Mosha e preferuar mbi 25 vjeç. **VENDI I PUNËS** Në Zyrë; Lagjja nr.3, Sheshi Iliria, Qendra EGT Kati i 10-të Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/finance-officer-at-eme-ashensor-group-4364529516
Niveli: mid level

Publikuar 16/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme