Kthehu te lista
Punë

Financial Director

Brunes Group Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Pozicion Vakant: Financial Director** Kompania jonë po kërkon një **profesioniste të financës** për pozicionin e *Financial Director* , një rol drejtues strategjik që ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin financiar, performancën dhe zhvillimin afatgjatë të kompanisë. Ky rol kërkon një lidere me vizion të qartë, saktësi të lartë profesionale dhe aftësi për të menaxhuar në mënyrë efikase të gjitha funksionet financiare, duke siguruar vendimmarrje të informuar në nivel drejtues. **Përgjegjësitë kryesore** Drejtimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit Hartimi i buxheteve, parashikimeve financiare dhe raporteve periodike Monitorimi i performancës financiare dhe analizimi i devijimeve Menaxhimi i cash flow dhe sigurimi i likuiditetit të kompanisë Vendosja dhe përmirësimi i kontrolleve të brendshme financiare Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël Bashkëpunimi me auditorë, banka dhe institucione financiare Ofrimi i analizave financiare për mbështetjen e vendimmarrjes strategjike Identifikimi i mundësive për optimizim kostosh dhe rritje të efikasitetit **Kualifikimet e kërkuara** Diplomë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme Eksperiencë e provuar në menaxhim financiar, preferohet në rol drejtues Njohuri shumë të mira në raportim financiar, buxhetim dhe legjislacion fiskal Detyrim: Njohje e programit Microsoft Dynamics 365 Business Central Aftësi shumë të mira analitike dhe zgjidhjeje problemesh Aftësi drejtuese dhe menaxhim i ekipit Aplikimet jane te hapura: hr@brunes.al Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financial-director-at-brunes-group-4356200003
Niveli: senior

Publikuar 27/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme