Kthehu te lista
Punë

Financiere Kontabiliste

GoTech Electronics Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Prodhim
**Go Tech**  kërkon të punësojë **Financiere Kontabiliste** **Misioni:** Ky pozicion eshte pergjegjes per regjistrimin ne kohe  dhe kontrollin e te gjitha shpenzimeve administrative dhe shperndarjen e tyre ne qendra kostoje ,pergatitjen e situacioneve/raportimeve ekonomike te kerkuara . Mban kontabilitetin per Aktivet e qendrueshme afatgjata, perfshire hyrje-daljet, amortizimin, etj. **Pergjegjesite Kryesore:** - Ndjek dhe kontabilizon shpenzimet per te gjitha kontratat e sherbimeve administrative .Kontrollon regjistrimet e shpenzimeve te dyqaneve dhe filialeve. Sigurohet se dokumentacioni per shpenzimet eshte i plote dhe i sakte. - Aplikon parimin e kontabilitetit rrjedhes ne regjistrimet duke u siguruar se shpenzimet regjistrohen me kohe ne çdo muaj. - Mban regjistrin e AQ te trupezuara dhe te patrupezuara, perfshire blerjet, krijimin, shitjet, nxjerrjet jashte perdorimi, demtimet, renovimet, etj. Sigurohet se dokumentacioni per veprimet me AQ eshte i plote dhe i sakte. - Kontabilizon/kontrollon zhvleresimin dhe amortizimin ne perputhje me politikat standartet kontabel. - Regjistron ne baza ditore te gjitha veprimet ne ditarin e bankes duke u siguruar se ka vonesa minimale ne reflektimin e balancave te sakta te llogarive bankare. - Siguron zhvillimin e vazhdueshem per stafin e Finances ne dyqane me qelllim rritjen e kapaciteteve - kontabel dhe njohurive mbi regjistrimet e shpenzimeve. - Mban nje standart te larte etik dhe profesional ne punen si kontabilist/e duke ndjekur politikat e kompanise, parimet, standartet dhe praktikat e shendosha te kontabilitetit ne punen e perditshme - Kordinon me specialistin e bankes per konfirmin detyrimesh para se te inicohet pagesa. - Kordinon me specilistin e bankes dhe ben aplikimin e furnitoreve. - Pregatit dhe kontrollon librin e blerejeve mujore. - Kontrollon llogarite ne pritje ne periudha mujore **Ofrohen:** - Kushte shumë të mira pune; - Staff suportues; - Transport i siguruar . Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin e tyre në **WhatsApp**  në numrin  **0685177032**  ose adresat e mëposhtme: **\* info@gotech.al** **\* hr@gotech.al** **Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana jonë.** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/financiere-kontabiliste-at-gotech-electronics-4356414903
Niveli: mid level

Publikuar 29/01/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme