Kthehu te lista
Punë

Interior Architect

Brunes Group Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
**Pozicioni:** Arkitekt Interior**Qëllimi i Pozicionit** Arkitekti i Showroom-it është përgjegjës për këshillimin profesional të klientëve në përzgjedhjen e mobiljeve, kuzhinave dhe elementëve të arredimit, duke ofruar zgjidhje funksionale dhe estetike sipas nevojave të tyre. Përgatit projekte dhe vizualizime, ndjek procesin e shitjes dhe siguron një eksperiencë cilësore gjatë gjithë procesit. **Përgjegjësitë Kryesore** - Pret dhe asiston klientët në showroom, duke identifikuar nevojat dhe preferencat e tyre. - Ofron konsulencë profesionale për arredimin e ambienteve të banimit dhe biznesit. - Realizon projekte, planimetri dhe vizualizime sipas kërkesave të klientit. - Prezanton zgjidhjet më të përshtatshme për mobilim, materiale dhe aksesorë. - Përgatit ofertat ekonomike dhe ndjek procesin deri në finalizimin e shitjes. - Bashkëpunon me departamentet e shitjes, porosive, logjistikës dhe montimit për realizimin e projektit. - Ndjek ecurinë e porosive dhe mban komunikim të vazhdueshëm me klientët. - Siguron që projektet të jenë teknikisht të realizueshme dhe në përputhje me standardet e kompanisë. - Ndjek trendet më të fundit në arkitekturë, dizajn interieri dhe mobilim. - Zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë. **Kualifikimet e Kërkuara** - Diplomë universitare në Arkitekturë, Dizajn Interieri ose degë të ngjashme. - Minimumi 2 vite eksperiencë në projektim interieri, mobilim ose shitje. - Njohuri shumë të mira të AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Revit ose programeve të ngjashme. - Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe negociuese. - Orientim ndaj klientit dhe shitjes. - Njohuri të paketës Microsoft Office. - Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh. **Vendndodhja:** ***Brunes Vlore*** **Pagë konkurruese + bonuse** ***Apliko ne Linkedin ose hr@brunes.al*** ***Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".*** Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/interior-architect-at-brunes-group-4432750972
Niveli: mid level

Publikuar 02/07/2026 · Skadon 31/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme