Kthehu te lista
Punë
Logo AlbCaptions

Freelance Content Creator

AlbCaptions

freelance-content-creator-b9yswg

Flamuri i Shqipëri Tiranë, Shqipëri Të tjera
**Rreth AlbCaptions** AlbCaptions është platformë AI për transkriptimin dhe titrimin e videove, e ndërtuar posaçërisht për shqipen, në çdo dialekt. Përdoret nga content creator-a, video editor-a dhe redaksi që përpunojnë orë të tëra material çdo javë. Tani po lançojmë versionin e ri të platformës, me një editor të ri, përkthim, krijim klipesh, transkriptim live, plugin për Premiere dhe një platformë të dedikuar për ekipe dhe biznese. **Roli** Po kërkojmë një **content creator freelance** për të na ndihmuar të ndërtojmë praninë e AlbCaptions në LinkedIn. Kërkojmë dikë që di të gjejë ide interesante, t’i kthejë në content që ia vlen të lexohet dhe të kuptojë çfarë funksionon në LinkedIn. **Çfarë do të bësh** - Gjen dhe zhvillon ide për LinkedIn posts rreth AI, content creation, video, media dhe AlbCaptions - Shkruan postime, hooks dhe koncepte për content - Kthen funksionalitete dhe zhvillime të produktit në content interesant dhe të kuptueshëm - Eksperimenton me formate dhe kënde të ndryshme për të rritur engagement - Punon me designer-in për të kthyer idetë në postime vizuale - Ndihmon në ndërtimin e një content calendar dhe në planifikimin e postimeve - Analizon performancën e content-it dhe propozon ide të reja bazuar në atë që funksionon **Çfarë kërkojmë** - Eksperiencë në krijimin e content-it për LinkedIn ose social media - Portfolio me postime ose shembuj content-i që ke krijuar - Kuptim të mirë të hooks, storytelling-ut dhe mënyrës si funksionon LinkedIn - Aftësi për të marrë një ide dhe për ta kthyer në content të thjeshtë, interesant dhe të vlefshëm - Interes për AI, tech, content creation ose media - Aftësi për të punuar shpejt, për të eksperimentuar dhe për të marrë feedback **Si funksionon** - Kontratë freelance për projekt, me pagesë fikse - Punë online, me takime në Tiranë kur është e nevojshme **Si të aplikosh** Dërgo një email tek hello@albpcations.com: 1. 2 deri në 3 shembuj të content-it tënd 2. Linkun e profileve ku ke punuar, nëse ka Puna remote: Po Burimi: https://www.linkedin.com/jobs/view/4467980468/
Niveli: mid level

Publikuar 16/09/2026 · Skadon 15/11/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme