Kthehu te lista
Punë

Front Office Manager

Folie Marine Hotel & Beach Club Flamuri i Shqipëri Bajram Curri, Shqipëri Të tjera
Vendndodhja: Folie Marine Resort & Beach Club – Jalë, Himarë Kontrata: Sezonale (1 Maj – 1 Tetor 2026) Pozicioni: Reception Manager Kërkojmë një drejtues me eksperiencë në pritjen dhe menaxhimin e përvojës së klientit, që do të udhëheqë me profesionalizëm ekipin e recepsionit gjatë sezonit veror. Roli është thelbësor për të garantuar mikpritje të ngrohtë, komunikim të saktë dhe përvojë të përkryer që nga momenti i mbërritjes së mysafirit deri në largim. Përgjegjësitë kryesore: - Drejton dhe mbikëqyr punën e stafit të recepsionit gjatë turneve dhe orareve operative. - Siguron që çdo procedurë check-in dhe check-out të realizohet në mënyrë korrekte dhe miqësore. - Monitoron sjelljen dhe qëndrimin e stafit për të reflektuar standardet e Folie Marine. - Bashkëpunon ngushtë me Reservation Manager për koordinimin e rezervimeve dhe planifikimin e dhomave. - Trajnon dhe mbështet stafin e recepsionit për komunikim të qartë dhe efikas me mysafirët. - Zgjidh situata të papritura ose ankesa me profesionalizëm dhe qetësi. - Raporton te Hotel Manager për ecurinë e shërbimit dhe feedback-un e klientëve. **Kualifikimet e kërkuara:** - Eksperiencë minimale 3–5 vjet në menaxhim recepsioni në hoteleri ose resort. - Njohje shumë e mirë e sistemeve PMS dhe platformave të rezervimeve. - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe drejtimi ekipi. - Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë avantazh). - Fleksibilitet, qëndrim pozitiv dhe përkushtim gjatë gjithë sezonit. - Prezencë profesionale dhe etikë e lartë shërbimi. **Ofrohet:** - Kontratë sezonale nga 1 Maj deri më 1 Tetor 2026. - Akomodim dhe ushqim të siguruar gjatë periudhës së punës në Jalë. - Ambient pune profesional, ekip bashkëpunues dhe standarde ndërkombëtare. - Mundësi për zhvillim në një brand të konsoliduar në industrinë e turizmit. **Aplikime:** **Dërgoni CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në: recruiting@millenniumgroup.al** **Afati i aplikimit: deri më 15 shkurt 2026** - l Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/front-office-manager-at-folie-marine-hotel-beach-club-4378946509
Niveli: senior

Publikuar 04/03/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme