Punë
Graphic Designer
Concept Marketing Albania
Përshkrimi
Jemi në kërkim të një Graphic Designer për t’iu bashkuar ekipit tonë kreativ dhe për të punuar në projekte komunikimi për brandet që menaxhojmë.
Kërkojmë një profesionist me ndjeshmëri të fortë vizuale, që kupton dinamikën e një agjencie marketingu dhe di të transformojë brief-e, ide dhe koncepte në dizajne moderne, funksionale dhe në përputhje me identitetin e çdo brandi.
Përgjegjësitë kryesore:
• Dizajnimi i materialeve për Instagram, Facebook, LinkedIn dhe platforma të tjera digjitale
• Krijimi i key visuals, postimeve, carousels, stories, banners dhe materialeve për fushata
• Adaptimi i dizajneve në formate dhe dimensione të ndryshme
• Ruajtja e konsistencës vizuale të brandeve të klientëve
• Bashkëpunimi me ekipet e social media, copywriting, account management dhe motion design
• Menaxhimi i disa projekteve paralelisht dhe respektimi i afateve
Kriteret:
• Eksperiencë si Graphic Designer, preferohet në agjenci marketingu
• Portfolio me punë në social media, branding ose fushata digjitale
• Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop dhe Illustrator; Figma konsiderohet avantazh
• Kuptim të mirë të layout-it, tipografisë, ngjyrave dhe branding-ut
• Vëmendje ndaj detajeve, organizim dhe përgjegjshmëri
• Komunikim të mirë, frymë grupi dhe aftësi për të dhënë e pranuar feedback
Për të aplikuar, plotësoni formën:
https://conceptmarketing.org/careers
Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/graphic-designer-at-concept-marketing-albania-4442733093
Kërkesat
Niveli: mid level
Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.
Apliko në burim