Kthehu te lista
Punë

Head of Maintenance

Kastrati Flamuri i Shqipëri Durrësi, Shqipëri Të tjera
**Kastrati Group** , një nga grupet më të mëdha dhe më të njohura të bizneseve në Shqipëri dhe rajon, i themeluar në vitin 1991, po kërkon të punesojë një  **Head of**   **Maintenance**  për zyrat e saj në Durrës. Kompania është e angazhuar në sektorë të ndryshëm si energjia, nafta, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia, dhe ka një histori të suksesshme si lider në industrinë e saj. **Detyrat:** - Drejton dhe koordinon ekipin e mirëmbajtjes, përfshirë hidraulikë, elektricistë dhe pompistë. - Planifikon, organizon dhe monitoron aktivitetet e mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese. - Siguron zbatimin rigoroz të procedurave HSE dhe standardeve të sigurisë në të gjitha ambientet operative. - Kontrollon dhe monitoron gjendjen teknike të pajisjeve, instalimeve dhe sistemeve të karburantit. - Menaxhon ndërhyrjet emergjente, duke garantuar reagim të shpejtë dhe minimizim të ndërprerjeve operative. - Bashkëpunon ngushtë me departamentet e Operacioneve, HSE, Procurement dhe Compliance për koordinim efektiv. - Mbikëqyr kontraktorët e jashtëm, punimet teknike dhe zbatimin e kontratave të shërbimit. - Përgatit raporte teknike periodike për menaxhimin. - Identifikon nevojat për përmirësime teknike, optimizim procesesh dhe investime kapitale. - Siguron dokumentimin teknik dhe ndjekjen e procedurave të brendshme. **Kualifikimet:** - Diplomë në Inxhinieri (Mekanike, Elektrike ose të ngjashme). - Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike, preferohet në rol drejtues. - Njohuri të mira të sistemeve mekanike dhe elektrike. - Njohuri bazë të mira të standardeve HSE dhe sigurisë në punë. - Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale. Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën  hr@kastratigroup.al  duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilen po aplikojnë. Burimi: https://al.linkedin.com/jobs/view/head-of-maintenance-at-kastrati-4373447122
Niveli: c level

Publikuar 20/02/2026 · Skadon 27/08/2026

Kjo shpallje vjen nga një burim i jashtëm. Aplikimi kryhet në faqen e punëdhënësit.

Apliko në burim

Shpallje të ngjashme